Thenie

“Shumë njerëz e kërkojnë lumturinë, ashtu siç kërkojnë kapelen: e kanë gjithmonë në kokë”. Disa thënie brilante mbi jetën

Arti i të qënit i zgjuar, është të dish mbi çfarë të mbyllësh njërin sy. (Uilliam Xhejms)

Derisa duam, jemi të dobishëm; derisa na duan të tjerët, them se jemi gati të domosdoshëm.

(Robert Luis Stivenson)

Të gjithë janë injorantë, vetëm se mbi çështje të ndryshme. (Uill Roxhers)

Mos kërko të gjitha cilësitë tek një individ i vetëm. (Konfuci)

Për t’u bërë poet, një njeri duhet të jetë i dashuruar ose tejet i palumtur. (Lord Bajroni)

Kush synon të fshehë difektet e veta, kërkon pikat e dobëta të të tjerëve. (Hainc Kaspers)

Nëse nuk ndihemi çdo ditë nga pak injorantë, do të thotë se kemi hequr dorë nga të mësuarit. (U. D. T)

Shumë njerëz e kërkojnë lumturinë në të njëjtën mënyrë siç kërkojnë edhe kapelen: e kanë gjithmonë në kokë. (Lenau)

Nirvana ekziston: atë e zbulon kur shpie tufën e bagëtive drejt një livadhi të gjelbër, duke vënë në gjumë një fëmijë, apo duke shkruar vargun e fundit të një poezie. (Kahlil Gibran)

Kur të besojmë se jemi të vetmit që dimë të dashurojmë, që askush nuk ka dashuruar ndonjëherë si ne apo në të njëjtën mënyrë, vetëm atëherë do të dimë realisht çfarë është dashuria. (J.V.Gëte)

Jini të lumtur. Është një nga mënyrat për të qenë të zgjuar. (Kolet)

Asnjë nuk shpërndahet më mirë sesa mirëkuptimi:askush nuk beson se i duhet më shumë sesa ka. (Kartezi)

Njeriu i zgjuar lexon si librat ashtu edhe vetë jetën. (Lin Yutang)

Para se të jesh padron i të tjerëve, duhet të jesh padron i vetvetes. (Hose Ortega I Kaset)

Të gjitha të vërtetat e mëdha, janë në fillim blasfemi. (Bernard Shou)

Kush ju ka frikë kur jeni të pranishëm, ju urren kur mungoni. (Proverb anglez)

Dështimi i vetëm, qëndron tek të mos u përpjekurit më. (Elbert Habard)

S’ka asnjë meritë të jesh i virtytshëm, pasi kanë pushuar të gjitha tundimet. (Proverb

danez)

Shmangni të mbeteni gojë kyçur ndaj atyre që u keni hapur zemrën. (Çarls Dikens)

Kush ka frikë të pyesë, ka frikë të mësojë. (Proverb danez)

Nuk ka asgjë fisnike tek të sjellurit me superioritet ndaj një personi tjetër; fisnikëria e vërtetë qëndron te të qënurit superiorë ndaj asaj që ke qenë vetë më parë. (Proverb hindu)

Të jesh, është bërë më e bërë më pak e rëndësishme se sa të dukesh. (Roxher Duhamel)

Një njeri është plak, kur zgjohet një mëngjes dhe nuk ka më asnjë për të dëshiruar. (Enco Ferrari)

Heshtja është ende sot një gjuhë e mrrekullueshme, e cila mjerisht ka pak nxënës. (Roxher Duhamel)

Koha, ashtu si një flokë dëbore, zhduket teksa përpiqemi të vendosim çfarë të bëjmë me të. (Samuel Batler)

Nëse i thua dikujt që në univers ndodhen 300 miliardë yje, do të të besojë. Por në rast se i thua që stoli përballë sapo është lyer me bojë, do ta prekë vetë me dorë për të qenë i sigurtë. (Edna Mekan) / bota.al

Leave a Reply

Back to top button