ZZZFun

Shumë pak veta mund ta zgjidhin këtë test inteligjence. A mund ta gjesh se kush e bëri të keqen?

Në ditët e sotme mund të gjejmë shumë teste në web për të parë se deri ku arrin inteligjenca jonë, apo aftësia jonë e të parit, por nëse shumë prej tyre ju duken të kotë, apo jo shumë të mirë për të plotësuar kërkesat tuaja, sot ne ju sjellim këtë test inteligjence që shumë pak veta e kanë arritur ta zgjidhin saktë. Bëhet fjalë për një rast të dyshimtë vrasjeje. Rasti përfshin pesë persona që nuk njiheshin me njëri-tjetrin, nga të cilët njëri është viktima, njëri vrasësi dhe tre të tjerët nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ju jeni në rolin e një dedektivi dhe duhet të gjeni vrasësin dhe viktimën. Le të fillojmë!

Personi i parë quhet Xhon, një lojtar fillestar tenisi. Një ditë pas ditës së vrasjes ka marrë pjesë në një turne duke luajtur me një person, të cilin ende nuk po arrin ta kontaktosh dot.

Personi i dytë është Xheku, një djalë i gjatë që ka ardhur rreth një vit më parë në qytetin tuaj. Xheku lindi dhe u rrit në një ishull të vogël në një familje peshkatarësh, ku të gjithë e praktikonin këtë disiplinë. Pikërisht për këtë arsye, edhe Xheku është peshkatar dhe ëndërron që një ditë të bëhet kapiten i një varke.

Personi i tretë është Stivi, një djalosh i bukur dhe që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai punon si model profesionist dhe një ditë para vrasjes ka pranuar të pozojë për Billin.

Personi i katërt është Billi, që piktor i famshëm që merret vetëm me piktura për personat e njohur të fushës së artit dhe politikës. Gjatë pyetësorit, Billi tha se për një javë, mund ta përfundojë portretin e Stivit.

Personi i fundit është Aleksi. Një ditë pas vrasjes ai është gjetur në Antarktidë për një projekt interesant të tijin. Aleksi, në fakt, ka pranuar të marrë pjesë në një studim me 19 shkencëtarë të tjerë biologë dhe ende është sot në Antarktidë duke punuar për këtë studim.

Disa ndihma të vogla: Javën përpara vrasjes, vrasësi theu këmbën, ndërsa Aleksi dhe Stivi janë njohur me njëri-tjetrin 6 muaj përpara vrasjes. Aleksi e njeh vrasësin që nga fëmijëria e hershme, sepse ishin fqinj dhe janë rritur të dy në një qytet të madh.

A e gjeni dot tani se cili është vrasësi dhe cili viktima?

Zgjidhjen lexojeni poshtë fotos:

Zgjidhja: Nisin dhe i mendojmë të dhënat në këtë rast. Së pari, Xhoni nuk mund të jetë vrasësi, sepse një ditë pas vrasjes ai mori pjesë në turneun e tenisit. Mirëpo vrasësi kishte thyer njërën këmbë, ndaj Xhoni përjashtohet nga ky rast. Edhe Aleksi përjashtohet nga dyshimi për të qenë vrasësi, sepse ai e ka njohur vrasësin që në fëmijëri dhe e ka pasur fqinj. Për të njëjtën arsye edhe Steve përjashtohet, sepse ai e njeh Aleksin që prej 6 muajsh, ndërkohë që duhet ta njihte që në fëmijëri për të qenë në rregull me të dhënat e rastit. Mbeten vetëm Xheku dhe Billi. Xheku lindi në një ishull të vogël dhe jo në një qytet të madh, ndaj nuk mund të jetë vrasësi, sepse vrasësi ka lindur në një qytet të madh dhe është mik me Aleksin. Pra, Xheku i bie të jetë viktima, kurse Billi vrasësi. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button