Enciklopedike

Shumë prekëse! Letra e fundit e Rosenbergëve për bijtë e tyre

Screen Shot 2016-07-11 at 09.34.14

Julius dhe Ethel Rosenberg u akuzuan për komplot, për kalimin e informacionit në lidhje me bombën atomike tek Bashkimi Sovjetik, gjatë kohës së luftës. Çifti Rosenberg u dënua më 29 mars 1951, dhe më 5 prill morën dënimin me vdekje. Ata qëndruan në radhë për ekzekutimin e dënimit për njëzet e gjashtë muaj. Përfundimisht të dy u ekzekutuan në karrigen elektrike më 19 qershor, 1953. Letra e mposhtme, drejtuar dy djemve të tyre, u shkrua në ditën e ekzekutimit.

“Zemrat tona të shtrenjta, fëmijët e mi më të çmuar,

Jo më larg se këtë mëngjes dukej sikur ne do të mund të ishim përsëri së bashku. Tani e dimë që nuk mund të ndodhë, unë dua aq shumë që ju të dini çdo gjë që unë kam mësuar. Për fat të keq, mund të shkruaj vetëm disa fjalë të thjeshta; pjesën tjetër do jua mësojnë vetë jetët tuaja, ashtu si e imja më mësoi mua. Në fillim, natyrisht, do të hidhëroheni shumë për ne, por nuk do të pikëlloheni të vetëm. Ky është ngushëllimi ynë dhe ai duhet të jetë edhe juaji. Me kalimin e kohës, ju gjithashtu do të besoni se jeta ia vlen të jetohet.

Ngushëllohuni që edhe tani, me fundin që po na afrohet, ne e dimë këtë me një bindje e cila mposht edhe ekzekutorin! Jeta juaj duhet t’ju mësojë ju, gjithashtu, se e mira nuk mund të lulëzojë vërtetë në mes të së keqes; Se liria dhe të gjitha gjërat që duhen për të bërë një jetë vërtetë të kënaqshme dhe të vlefshme, duhet që ndonjëherë të blihen shumë shtrenjtë. Ngushëllohuni se ne jemi të qetë, të vetëdijshëm se civilizimi nuk ka përparuar ende, deri në pikën ku jeta nuk duhet të humbet për hir të jetës; dhe që ne ngushëllohemi prej vetëdijes, se të tjerë do të vazhdojnë pas nesh.

Ne do të donim shumë që të kishim gëzimin e madh dhe kënaqësinë, që të jetonim jetët tona me ju. Babai juaj, që është me mua në këto orë të fundit dërgon zemrën e tij, si dhe të gjithë dashurinë që ndodhet aty, për djemtë e tij të dashur. Gjithmonë mos harroni se ne ishim të pafajshëm dhe të pastër në ndërgjegje. Ju përqafojmë fort dhe ju puthim me gjithë forcën tonë.

Me dashuri,

Babi dhe Mami”

* Fotografia më lart tregon bijtë e Rosenbergëve, Robert, 6 dhe Michael 10, që shohin një gazetë të vitit 1953 e cila flet në lidhje me fatin e prindërve të tyre. Më pas vëllezërit u adoptuan nga muziknti Abel Meeropol dhe bashkëshortja e tij, Anne. Më vonë, Michael dhe RObert pranuan se babai i tyre kish qenë një spiun sovjetik. Ata thanë gjithashtu se asnjë prej prindërve nuk e meritonin dënimin me vdekje.

Leave a Reply

Back to top button