HistoriMAIN

Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, Plani Marshall mbetet padyshim një nga programet më të rëndësishme të investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike në histori. Aq sa ka hyrë edhe në zhargonin mediatik dhe atë politik. Kur ndodhemi përballë situatave emergjente është e zakonshme t’i drejtohemi kësaj klisheje të leksikut politik: “Tani na duhet një Plan Marshall”. Por më shumë sesa paratë, për Evropën, marrja e afro 13 miliardë dollarëve në 3 vjet, nënkuptoi lidhjen politike me sferën e ndikimit të SHBA-së. Nga ai moment të dyja anët e Atlantikut ishin të përfshira në një kontekst të përbashkët politik, ideologjik dhe kulturor.

Nga Mauro Indelicato

Plani Marshall ishte një program ekonomik për të mbështetur rimëkëmbjen e Evropës menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Plani parashikonte ndarjen e disa miliarda dollarëve për financimin e programeve për rindërtimin dhe ristrukturimin e ekonomisë së Kontinentit të Vjetër, e cila kishte dalë e shkatërruar nga konflikti.

Plani mori emrin e Xhorxh Marshall, atë të Sekretarit amerikan të Shtetit gjatë presidencës Truman, i cili ishte i pari që foli për nevojën e një plani të madh për rindërtimin e Evropës gjatë një fjalimi të mbajtur më 5 qershor 1947 në Universitetin e Harvardit.

Në Kontinentin e Vjetër, Lufta e Dytë Botërore, përveçse vrau mbi 60 milionë njerëz, la si trashëgimi vende dhe popullsi të rrënuara. Si fituesit po ashtu edhe humbësit kishin humbur infrastrukturën, fabrikat dhe industritë. Rindërtimi dukejishte një punë e gjatë në kohë dhe shumë komplekse.

Kjo sepse në sfond kishte tensione të reja politike,të cilat potencialisht mund të ngadalësoninveprimet e qeverive apo të rrezikonin të nisnin luftëra të reja. Ndërkohë Evropa vuante nga ndarja në2 blloqe, të cilat përputheshin me sferat përkatëse të ndikimit të dy superfuqive fituese:nga njëra anë Shtetet e Bashkuara dhe në anën tjetër Bashkimi Sovjetik.

E para kishte në dorë Evropën Perëndimore, e dyta Evropën Lindore. Pra, bota ishte në prag të nisjes së Luftës së Ftohtë. Si në Uashington po ashtu edhe në Moskë, ndjehej vlera politike e rindërtimit. Vendet evropiane kishin shumë nevojë për ndihmë,dhe të vetme nuk ishin në gjendje të gjenin burimet e nevojshme për t’u rimëkëmbur.

Fillimi i Luftës së Ftohtë i përshpejtoi planet e SHBA-së për një plan të madh rindërtimi, që do të ishte i aftë të sillte ringritjen e ekonomisë evropiane. Marshall u shpreh ndër të tjera në fjalimin e tij të famshëm se për SHBA-në “sakrifica” e investimit disa miliardadollarëve, kompensohej nga mundësia e shmangies së rrëshqitjes së kontinentit evropian drejt kalbjes politike dhe sociale.

Kjo e fundit, jo vetëm që do ta privonte SHBA-të nga pasja e aleatëve të qëndrueshëm, por do tu jepte përparësi partive komuniste në Perëndim. Plani u hartua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Thesarit, dhe anëtarë të tjerë të administratës Truman.

Pas fjalimit qershorit 1947, u zbuluan detajet e para. Në veçanti, u fol për një fond gjigant për kohën prej gati 14 miliardë dollarësh, që do të investoheshin në 34 vitet që do të pasonin, dhe që do të ndaheshin bazuar në planet afatgjata për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane.

Debatet në Kongres ishin të forta, dhe më në fund, më 3 prill 1948, u miratua ligji për zbatimin e planit. Shumat e disbursuara nga Uashingtoni u derdhën në Administratën e Bashkëpunimit Ekonomik, një organ i krijuar posaçërisht për shpërndarjen e ndihmës financiare. Një objektiv madhor i Planit Marshall, kishte të bënte me rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.

Në këtë mënyrë, shtetet evropiane do të kishin mundësi të rrisnin tregtinë dhe të integroninekonomitë e tyre. Përmes këtij plani, qeveritë e kontinentit u inkurajuan jo vetëm të bashkëpunonin midis tyre, por edhe të ndërmerrnin veprime që synonin ti bënin të ndërvarura nga njëra-tjetra ekonomitë kombëtare.

Plani Marshall zgjati 3 vjet. Gjithsej 12.7 miliardë dollarë u ndanë 3 këste deri në vitin 1951. Pjesa më e madhe i shkoi Britanisë së Madhe, me një total prej 3.2 miliardë dollarësh.

Pas saj vinte Franca me 2.2 miliardë, Gjermania Perëndimore me 1.4 miliardë dollarë, dheItalia me 1.2 miliardë. Ndërkohë mbi 1 miliardë dollarë përfitoi Holanda.

Në total, nga Plani Marshall përfituan 18 qeveri, si ato të Luksemburgut, Belgjikës, Austrisë, Danimarkës, Greqisë, Islandës, Irlandës, Norvegjisë, Portugalisë, Suedisë, Zvicrës dhe Turqisë.

Si të gjitha planet e mëdha, Akti i Bashkëpunimit Ekonomik, ka pasur ndër vite vlerësime pozitive dhe negative. Në grupin e parë përfshihen mendimet e shprehura, sidomos disa vite pas përfundimit të programit, nga ata që besojnë se Plani Marshall ka pasur sukses rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane.

Kjo tezë konfirmohet nga fakti se midis viteve 19521953, indeksi i produktivitetit industrial në Evropë ishte më i lartë se në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Pra me paratë e dhëna nga SHBA, Kontinenti i Vjetër ishte në gjendje të pajisej me mjetet infrastrukturore dhe industriale të nevojshme për të sjellë bumin e ardhshëm ekonomik pa pasur nevojë për ndihmë nga Uashingtoni.

Ndërkohë në grupin e dytë, përfshihen shumë ekonomistë që mendojnë se Plani Marshall, favorizoi me të vërtetë rimëkëmbjen, por falë kostos së ulët të punës. Prandaj nuk pati rritje të të ardhurave dhe as ringjallje reale të konsumit.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, Plani Marshall mbetet padyshim një nga programet më të rëndësishme të investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike në histori. Aq sa ka hy edhe në zhargonin mediatik dhe atë politik. Kur ndodhemi përballë situatave emergjente është e zakonshme ti drejtohemi kësaj klisheje të leksikut politik:“Tani na duhet një Plan Marshall.

I ngjashëm ishte edhe fondi i BE-së për rimëkëmbjen e ekonomive evropiane nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Por më shumë sesa paratë, për Evropën, marrja e afro 13 miliardë dollarëve në 3 vjet, nënkuptoi lidhjen politike me sferën e ndikimit të SHBA-së. Nga ai moment të dyja anët e Atlantikut ishin të përfshira në një kontekst të përbashkët politik, ideologjik dhe kulturor.

Me Planin Marshall, qeveria e Uashingtonit nuk eksportoi vetëm dollarë dhe mallra konsumi që dilnin nga fabrikat e saj, por edhe sistemin e saj ekonomik, social dhe kulturor. / “Il Giornale” – Bota.al

Back to top button