Uncategorized

Si është pandemia në SH.B.A krahasuar me pjesën tjetër të botës

Dy ditë pasi SH.B.A regjistroi rastin e parë të koronavirusit, Donald Trump tha se situata ishte “plotësisht nën kontroll” dhe siguroi publikun se “gjithcka do të ishte mirë”.

Kaluan katër muaj dhe virusi është përhapur në të 50 shtetet, duke shkaktuar  100,000  vdekje dhe më shumë se 1.6 milion raste të konfirmuara. Numri i të vdekurve në SHBA u bë më i larti në botë në fillim të prillit dhe është rritur në mënyrë dramatike që nga ajo kohë. Presidenti Donald Trump fillimisht tha se “50 deri në 60,000” njerëz mund të vdisnin gjatë shpërthimit, por në maj ai tha se ishte me shpresën se numri i tyre do të ishte më i ulët se 100,000. Kjo pikë referimi tani është arritur, megjithëse ka ende rreth 1.000 vdekje në ditë mesatarisht. Në vend që të përqendrohet te vdekjet, zoti Trump ka preferuar të citojë shkallën e vdekshmërisë – ky është numri i njerëzve që kanë vdekur në lidhje me popullsinë e vendit – si dëshmi që SH.B.A-ja ka trajtuar virusin në mënyrë më efektive se disa kombe të tjera.

Në Belgjikë, me një popullsi prej 11.5 milion banorë, vdesin 82 njerëz në çdo 100,000 banorë ndërsa në SHBA, me një popullsi prej rreth 330 milion, ka gati 30 të vdekur në çdo 100,000 njerëz. Por nëse e shikoni Nju Jorkun – shteti i goditur më keq në SH.B.A – shkalla e vdekshmërisë është afër 150 njerëz në çdo 100,000 banorë, gjë që tregon se ka shumë ndryshime në të gjithë SHBA. Një nga problemet me krahasimin e vendeve është se shumë prej tyre raportojnë vdekjet në mënyra të ndryshme. Për shembull, Belgjika përfshin vdekjet kur koronavirusi dyshohej të ishte i pranishëm, por kurrë nuk u konfirmua me një provë. Disa shtete amerikane regjistrojnë vdekjet në këtë mënyrë, por jo të gjitha.

Ka pasur gjithashtu pyetje nëse të dhënat zyrtare nga disa vende mund të besohen. Kritikët e Kinës në veçanti e kanë akuzuar atë për nën-raportim të shkallës së shpërthimit të saj. Një çështje tjetër është që vendet mund të jenë në faza të ndryshme të shpërthimit. Në shumë vende evropiane është e qartë se numrat e rasteve ditore po bien ndjeshëm dhe ato po kalojnë kulmin. Por nuk mund të thuash të njëjtën gjë për SHBA-në për momentin.

Po çfarë do ndodh më pas në SHBA?

Numri i të vdekurve është ende në rritje, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë, dhe një model që është cituar nga Shtëpia e Bardhë parashikon se mund të shkonte në afro 150,000 deri në gusht. Një nga problemet e bërjes së parashikimeve është se askush nuk është plotësisht i sigurt se çfarë efekti do të ketë rihapja graduale e ekonomisë amerikane në përhapjen e virusit.

Dr Fauci ka paralajmëruar shtetet që do të shohin “rritje të vogla që mund të kthehen në shpërthime” nëse rihapen para se të vendosin virusin nën kontroll. Një sondazh i fundit nga Qendra Kërkimore Pew zbuloi se 70% e amerikanëve ishin të shqetësuar se shtetet do të rihapen shumë shpejt. BBC / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button