Shkence

Si i fshiu “aksidentalisht” pamjet e zbritjes në Hënë … dhe 20 fakte që do të dëshironit t’i dinit, për NASA-n

Screen Shot 2016-08-23 at 08.32.48

NASA është duke planifikuar për të rritur bimë në Hënë – “Në qoftë se ato mund të lulëzojnë, edhe ne ndoshta mund të lulëzojmë”.

Shpikësi i armë shiringë “Super Soaker” ishte një shkencëtar i NASA-s, i cili gjithashtu ndihmoi në zhvillimin e bombarduesit “Stealth” dhe misionin “Galileo” në Jupiter.

NASA kanë agjentët e saj specialë, të cilët janë të armatosur, kanë autoritet për të kryer arrestime dhe mund të ekzekutojnë urdhër-kërkime.

NASA, në fakt, nuk ka shpenzuar miliona dollarë për prodhimin e stilolapsit të hapësirës, ndërsa astronautët sovjetikë thjesht përdorën lapsin.

NASA është duke zhvilluar një motorr të ri që mund të shkurtojë një mision në Mars në vetëm pak ditë.

“Teleskopi i Rrjetit” i NASA-s do të nisë punën në vitin 2018 dhe do të jetë 1,000,000 milje larg nga Toka.

Ekspertët e NASA-s thonë se në 20 vjet, ata do të jenë në gjendje të përgjigjen, nëse ne jemi të vetëm në univers.

NASA aksidentalisht ka fshirë kasetat e uljes në Hënë. Tashmë nuk ka regjistrime të njohura origjinale të ngjarjes.

Sipas NASA-s, dremitja e përsosur në kohë dreke, nuk duhet të zgjasë më shumë se 26 minuta.

NASA ka stacionin e vet të radios – ata luajnë vetëm rrok alternativ.

NASA ka zbuluar një “Botë Ujore” në një planet 40 vite dritë larg, që mund të përmbajë materiale ekzotike të tilla si “akull të nxehtë” dhe “ujë super të lëngët”.

Një 15-vjeçar hyri një herë në kompjuterat e NASA-s dhe shkaktoi mbylljen për 21 ditë të kompjuterëve të tyre. Ai më vonë hyri dhe në kompjuterat e Pentagonit.

NASA do të përdorë realitetin virtual për të ofruar terapi psikologjike për astronautët, të cilëve u mungon shtëpia.

NASA dëshiron të bëjë të mundshëm një udhëtim ndëryjor brenda 100 viteve të ardhshme.

NASA është duke studjuar portalet hapësinore. Nëse gjejnë disa, ato do të përdoren për qëllime transporti.

Një programues i cili dikur punonte për NASA-n, dëshmoi nën betim se makinat e votimit mund të manipulohen nga programe kompjuterike, që ai ndihmoi të zhvilloheshin.

NASA ka një ekip të armatosur për reagimet e shpejta.

NASA çoi dëm 655 milion dollarë në një projekt në vitin 1999, për shkak se 1 ekip përdori njësitë metike të matjes dhe tjetri njësitë angleze.

NASA shpesh shfaq filmin hollivudian “Armageddon”, si pjesë e programit të trajnimit të drejtuesve. Pastaj të ardhurve u kërkohet të identifikojnë sa më shumë pasaktësi shkencore që të munden. Shuma totale e tyre është 168.

Astronautët e Apollo nuk ishin në gjendje për t’u kualifikuar për sigurimin e jetës dhe nuk ishin të siguruar nga NASA. /ëëë.bota.al

Leave a Reply

Back to top button