Shkence

Si monitorohet një “psikopat”?

Screen Shot 2016-05-26 at 09.28.49

Të paparashikueshëm dhe të prirur për dhunë ekstreme, vullkanet mund të konsiderohen një lloj psikopati gjeologjik. Një shembull është Mali Bromo 2329 metra, në Javën Lindore. Krateri i tij, i cili ishte më së fundi aktiv në prill 2016, është vetëm njëri në një sistem shumë më të madh me perimetër 6 milje: shkëmbinjtë e kraterit vullkanik Tengger në sfondin e kësaj fotografie tregon mbetjet e një shpërthimi gjigand në kohët e lashta.

Për të ndihmuar njerëzit brenda zonës së rrezikut, si ata që vizitojnë tempullin Hindu të Pura Luhur Potenit, studiuesit përreth botës tani përdorin dronë për të monitoruar vullkanet. Duke përdorur të dhënat, ata mund të krijojnë modele tredimensionalë të liqeneve-kratere apo të masin aktivitetin e vullkaneve. Fluturimi i dronëve mespërmes kollonave të tymit i lejon të analizojnë përbërjen e gazrave aty. “përdorimi i helikopterëve apo avionëve është i kotë, pasi gazrat janë shumë të fortë dhe përqëndrimi i lartë i hirit ua dëmton motorrët”, shpjegon shkencëtari i NASA-s, David Pieri.

Për këtë arsye, dronë me motorrë elektrikë janë shumë të përshtatshëm për këto ekspedita, ndonëse jo gjithmonë të suksesshëm. Vulkanologët ankohen se kanë një prej numrave më të lartë të dronëve të humbur, për shkak se nxehtësia është thjeshtë shumë e lartë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button