Psikologji

Si mund ta ndjeni më të zbehtë dhimbjen e humbjes së një personi të dashur? Këto janë disa këshilla.

Një nga eksperiencat më të vështira në jetë është humbja e një personi të dashur. Ndërkohë që emocionet janë konsumuese, nuk zgjasin gjatë. Ndjenjat nuk zhduken, dhimbja është e pashmangshme, por në këtëartikull ju sjellim disa hapa se si ta ndjeni dhimbjen më të zbehtë dhe të përqendroheni në vazhdimin e jetës.

1. Nuk do të ndihesh gjithmonë kështu.
Duhet të kuptosh se koha shëron gjithçka, edhe dhimbjen që ndjen nga humbja e një personi që doje shumë. Është e vërtetë që do të duket sikur do të flasë, sikur do të shoqërojë në rutinën e përditshme, por koha do ta lehtësojë dhimbjen.

2. Do ta përballosh gjithçka, edhe pse të duket diçka shumë e madhe.
Është në natyrën njerëzore që kërkon t’i shmangë eksperiencat e dhimbshme. Kur humbasim dikë tërëndësishëm, na duket sikur nuk do të jemi të aftë ta përballojmë dhimbjen. Por përmes dhimbjes ne mësojmë se realisht jemi të aftë dhe kuptojmë se sa të fortë jemi për t’i përballuar situata të mëdha.

3. Kujdesu për veten.
Duhet t
ë kujdeseni për veten dhe trupin tuaj gjatë periudhave me stres intensiv. Kujdesuni të flini mjaftueshëm, të pini ujë dhe të hani shëndetshëm. Alkooli duket sikur ju ndihmon, por pas kalimit tëefektit të tij, do e ndjeni më tepër dhimbjen, ndaj mos e konsumoni.

4. Kupto se ndjenjat e tua janë normale.
Gj
ëja më sfiduese është të dëgjoni edhe të tjerët t’ju thonë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëni. Lejojeni veten të ndjeni çdo emocion që dëshironi, inat, mërzi, stres. Çdokush e kalon humbjen e dikujt që do në mënyrë unike, pasi secili ka emocione të ndryshme.

5. Kapu pas rutinës së dikurshme.
Dhimbja nuk pushon asnj
ëherë. Kujtimet mbeten aty. Nëse jeni duke u marrë me diçka dhe kujtoni dikëqë ka ndërruar jetë vite më parë, por që kishte rëndësi për ju, sërish do të ndjeni dhimbje. ëndësi ka tëgjeni mënyra se si ta tejkaloni humbjen e dikujt, duke vazhduar përpara me jetën tuaj. Këtë gjë mund ta arrini duke u kapur pas gjërave që ju gëzojnë, apo pas atyre gjërave që dikur e mbushnin rutinën tuaj.

6. Nuk je i/e vetëm/vetme.
Duhet t
ë shohësh sadopak rreth vetes dhe me siguri do të gjesh persona të afërm, apo dhe shoqërinë tënde, të cilët janë të gatshëm të të ndihmojnë në çdo moment. Nëse e ndjen se nuk po e përballon dot situatën, mos ngurro të kërkosh ndihmë tek personat që u beson më tepër. Nuk ka asgjë të gabuar të kërkosh ndihmë.

Back to top button