Magazine

Si mundet një mallkim të ruajë një pasuri të shkretëtirës?

screen-shot-2016-12-08-at-00-40-50

Eshtë një prej qyteteve shkëmb më të bukur në botë, i fshehur në një panoramë misterioze kanionesh, në mesin e një prej rajoneve më të thatë dhe të nxehtë të Arabisë Saudite. Por kjo mrekulli e botës, 400 kilometra në veriperëndim të Medinës, thuhet se është e mallkuar. Emri i saj vetëm pëshpëritet: Mada’in Saleh. Në qendër të saj është e mrekullueshmja Qasr al-Farid (“Kështjella e vetmuar”), një masif shkëmbor që shndërrin në ngjyrë të florinjtë nën diellin përvëlues të shkretëtirës. Pavarësisht emrit keqkuptues, monumenti në fakt përdorej si varr. Eshtë më i madhi i rreth 150 dhoma të tilla varrimi, të cilat janë skalitur të gjitha në shkëmb pothuaj 2000 vjet më parë.

Kur përkthehet, Mada’in Saleh do të thotë “qyteti i Saleh”, sipas profetit islam me të njëjtin emër. Sipas legjendës, ai supozohej që të vinte në qytetin e Hegras për të konvertuar banorët në Islam. Por ata e tallën profetin dhe fyen Perëndinë. Allahu i ndëshkoi blasfemuesit me rrufe dhe tërmete, duke zhdukur të gjithë format e jetës. Dhe nyja tregtare e Hegras u shndërrua në një varrezë, që sot njihet si Mada’in Saleh. E frikshme për njerëzit, e harruar nga bota dhe e ruajtur prej klimës së shkretëtirës, Mada’in Saleh është sot një vend pjesë e Trashëgimisë Botërore – por rrallëkush i viziton varret madhështorë. Kjo sepse shumica e arabëve ende e konsiderojnë vendin si të mallkuar nga Zoti. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button