Enciklopedike

Si mundin ngjyrat të ndryshojnë perceptimin tonë mbi kohën?

Screen Shot 2016-07-26 at 07.33.12Është e pabesueshme se si ngjyrat mund të ndikojnë jo vetëm tek emocionet dhe ndjenjat që përjetojmë, por edhe tek kalimi i kohës. Shpesh, pasi kemi kaluar disa orë në ambjente të mbyllura, e kuptojmë kalimin e kohës vetëm nëpërmjet ngjyrave që shohim nga jashtë; por kjo nuk mund të jetë më e mahnitshme se sa ndikimi që ngjyrat kanë tek aktivitetet që kryejmë çdo ditë, duke ndryshuar perceptimin e kohës.

Studiuesit kanë kryer shumë eksperimente në këtë drejtim, dhe kanë zbuluar së pari dallimin thelbësor ndërmjet ngjyrës blu dhe asaj të kuqe. Rezultatet e studimit kanë treguar se edhe 60 sekonda perceptohen në mënyra të ndryshme, nëse i keni kaluar ato në një dhomë në ngjyrë blu apo të kuqe. Dallimi nuk është as “i vogël”, nëse mund të shprehemi kështu:duket se 1 minutë kalon më shpejt në rast se jeni të rrethuar nga ngjyra e kuqe, se sa koha që perceptohet në një dhomë blu, ku 60 sekonda duket se zgjasin në fakt plot 11 sekonda më pak!

Kjo ndodh për shkak se ngjyra blu krijon njëfarë qetësie; është një ngjyrë disi relaksuese dhe që nuk të shqetëson shikimin, ndërsa e kuqja është në gjendje të shkaktojë aktivizimin e një mekanizmi, që mund të na bëjë vigjilentë dhe të vëmendshëm edhe ndaj lëvizjes më të vogël, pothuajse si në një gjendje nervozizmi.

Arkitektët dhe projektuesit e ndriçimit e kanë eksperimentuar ngjyrën blu edhe në mjedise të tilla si baret dhe restorantet. Zakonisht ngjyrat që përdoren për të dekoruar këto ambjente janë ajo kafe dhe e kuqe:në thelb ngjyra të ngrohta që ftojnë njerëzit të ulen në një vend të rehatshëm për të konsumuar diçka. Por çfarë ndodh nëse dominojnë dritat blu në një restorant me të njëjtin qëllim për ta qenë bërë atë “të ngrohtë dhe të rehatshëm”?

Kjo ide do të ishte absurde, meqënëse bluja është konceptuar si “e ftohtë”; por sjellja e konsumatorëve nuk gënjen. Në fakt duke studiuar gjendjen mbrëmje pas mbremje, u vu re se dritat blu ndikonin pozitivisht tek njerëzit, edhe kur atmosfera qetësohej dhe njerëzit do të duhet të duheshin gradualisht të ishin më të lodhur, ky vend dukej se i ndryshonte tërësisht.

Klientët dukej sikur përtëriheshin, dhe bluja përhapte një ngrohtësi që i bënte të dukeshin si “më të bukur”, duke ndërvepruar me njëri-tjetrin, e duke ndikuar kësisoj edhe në kalimin e kohës. Ky rezultat është i habitshëm pasi është kundër-intuitiv dhe pastërisht shkencor: dëshmon se një ngjyrë ndikon në psikikën tone, edhe përkundër idesë që kemi mbi atë se çfarë na frymëzon. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button