Gjatë shekullit të kaluar, temperatura mesatare e Tokës u rit me 1.5 gradë Celcius. Edhe pse duket një shifër e papërfillshme, kjo ngrohje globale është e jashtëzakonshme në historinë mëtë afërt planetit tonë, duke shkaktuar ndryshime dramatike tek modelet klimatike dhe ato tëmotit.
Dhe shkencëtarët parashikojnë se situata do të përkeqësohet edhe më shumë në vitet në vazhdim. Çdo qenie njerëzore në planet është – dhe do të vazhdojë të jetë – e prekur nga këto ndryshime masive në mjedisin tonë të jetesës kolektive.
Disa ekspertë e konsiderojnë ndryshimin e klimës si “kërcënimin më të madh shëndetësor,me të cilin përballet njerëzimi”. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, studiuesit kanë parashikuar se ajo mund të shkaktojë deri në 250.000 vdekje shtesë të çdo vit midis viteve 2030–2050. Dështimi për t’i zbutur ndryshimet klimatike, dhe për të gjetur zgjidhje afatgjata, i vë të gjithë njerëzit në rrezik ndaj një numri të madh ndikimeshshëndetësore.
Rreziqet për shëndetin fizik
Pasojat e pafavorshme shëndetësore nga ndryshimet klimatike, kanë një ndikim joproporcional në popullsinë më të varfër dhe më të cenueshme të globit, thotë Robert Dubrov, drejtor i fakultetit të Qendrës Jeil për Ndryshimet Klimatike dhe Shëndetin.
Një nga efektet e ndryshimeve klimatike është rritja e shpeshtësisë dhe ashpërsisë së ngjarjeve ekstreme të motit. Temperaturat më të larta globale, shkaktojnë valë më të shpeshta dhe më të gjata të të nxehtit ekstrem, të cilat mund të shkaktojnë goditje të të nxehtit dhe dehidrim. Ndërkohë përmbytjet po bëhen më të zakonshme dhe të rënda, duke përhapur baktere, viruse dhe ndotës të tjerë mikrobikë.
Këto ngjarje klimatike, duke përfshirë uraganet, thatësirën dhe zjarret, e shtojnë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes, ato kardiovaskulare dhe gastrointestinale, së bashku me kërcënime të tjera shëndetësore.
“Zjarret kanë efekte akute, si njerëzit që digjen për vdekje, apo që vdesin nga asfiksia për shkak të thithjes të tymit. Përveç kësaj, zjarret e ndotin shumë ajrin, dhe kjo ndotje përhapet shumë përtej zonës së zjarrit. Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit, mund të shkaktojë sëmundje akute dhe kronike të mushkërive dhe të zemrës, pasi lëshon grimca shumë të vogla që hyjnë në mushkëri dhe nga andej në qarkullimin e gjakut.
Temperaturat e sipërfaqes së detit, po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe bakteret vibrio që shkaktojnë sëmundje, po përhapen në ujërat më të ngrohta të oqeanit. Vektorët e përhapjes së sëmundjeve si mushkonjat dhe rriqrat, shtohen më shumë mirë në temperatura më të nxehta, duke e rritur potencialisht incidencën e sëmundjeve si Lyme apo Malaria. Sipas një studimi shkencor të vitit 2014, Malaria ishte përhapur në zonat malore në Kolumbi dhe Etiopi, pasi lartësitë më të mëdha po bëhen më të ngrohta.
Ndikimet mbi shëndetin mendor
Ngjarjet ekstreme të motit, kanë gjithashtu pasoja mbi shëndetin mendor. Për më tepër, Dubrov thotë se do të bëhet gjithnjë e më e zakonshme që njerëzit të detyrohen të lënë shtëpitë e tyre përgjithmonë, për shkak të rritjes së nivelit të detit, gjë që mund të përkeqësojë shqetësimet mendore.
“Njerëzit që kanë përjetuar direkt një fatkeqësi të shkaktuar nga klima, përjetojnë shpesh ankth dhe depresion kronik, apo stres post-traumatik, abuzim me substancat narkotike, mendime për vetëvrasje, çrregullime të gjumit etj”-thotë Xhenifer Atkinson, profesore easociuar e shkencave humane mjedisore në Universitetin e Uashingtonit.
Për shembull, tek 1 në 3 persona të prekur nga Uragani Katrina i vitin vitit 2005, simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), vazhduan jo vetëm në menjëherë pas katastrofës, por edhe 4-12 vjet më pas. Kohët e fundit, zjarret e mëdha në Australi u shoqëruan me simptoma të shtuara të ankthit dhe depresionit.
Ndikimet e ndryshimeve klimatike, pritet të jenë më të rënda në vendet në zhvillim, dhe në komunitetet e margjinalizuara, që do të pësojnë më shumë dëme nga rreziqet klimatike.Ndërkohë njerëzit mund të ndihen të shqetësuar për ndikimin e ndryshimeve klimatike, apo të kaplohen nga një ndjenjë pafuqie, e cila buron nga një kërcënim i madh ekzistencial.
Një studim i këtij viti, zbuloi se kriza klimatike po shkakton shqetësime të mëdha psikologjike tek njerëzit e moshës 16– 25 vjeç. Rreth 59 për qind e 10.000 të anketuarve,raportuan se ndjeheshin shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar mbi ndryshimin e klimës, ndërsa 45 për qind thanë se ankthi klimatik po ndikon tashmë në jetën e tyre të përditshme.
Marrë me shkurtime nga Discover Magazine – Bota.al