Sipas Mani Ramasvamit, docent i neurogjenetikës në Trinity College të Dublinit (Irlandë), në një botë si kjo e sotmja, e pasur me stimuj, mendja jonë përjashton në mënyrë automatike ata që i kemi të njohur, me qëllim që të përqëndrohet në ata që janë të rinj dhe të rrokë kështu, herë pas here, tiparet më interesantë të mjedisit që na rrethon. Ky mekanizëm quhet përshtatje.
Me fjalë të tjera, përsëritja e të njëjtit stimul redukton shumë vëmendjen që ne i kushtojmë, dhe kjo gjë i mundëson trurit që të pikasë me një gatishmëri të lartë risitë e mundshme.
Sipas neuroshkencëtarit, selektiviteti i vëmendjes tonë është i lidhur me një fenomen tipik të funksionimit të neuroneve, të cilët nëse ngacmohen në mënyrë të përsëritur nga i njëjti stimul, me kalimin e kohës reagojnë gjithmonë e më pak. Për këtë arsye, të parit e një fytyre të panjohur dhe të frikshme mund të shkaktojë herën e parë një reagim frike, por nëse më pas kjo frikë rezulton jo e justifikuar, një takim i dytë me të njëjtin person nuk do të provokojë aspak frikë.
1 minute read