Psikologji

Si të mbrojmë shikimin nga smartphonet?

Sot nuk është më një çudi që të shohësh smartphone apo tableta, jo vetëm në duart e të rinjve, por edhe në duart e fëmijëve të vegjël. Kjo përbën një rrezik shumë të madh për dëmtimin e shikimit prej rrezeve të dëmshme nga smartphonet, ndaj është koha që secili nga ne të marrë disa masa të thjeshta për të minimizuar dëmtimet okulare prej celularëve, apo mjeteve të tjera inteligjente të komunikimit.

  1. Rregulloni ndriçimin e ekranit të celularit, tabletit apo çdo pajisjeje tjetër elektronike që jeni duke përdorur. Përshtateni ndriçimin në varësi të periudhës së ditës që po e përdorni, si dhe të vetë dritës që vjen prej ambientit përreth. Kjo gjë mund të bëhet në mënyrë manuale nga vetë ju, ose të zgjidhni opsionin e ndryshimit të ndriçimit nga vetë celulari juaj në mënyrë automatike. Kjo gjë do të bëjë në uljen e intensitetit të ndriçimit që ju vjen prej pajisjes elektronike, kur jeni duke e përdorur atë.
  2. Mbani distancën e duhur sy-smartphone. Disa persona e përdorin afërsisht 20 cm larg nga sytë e tyre pajisjen elektronike, ndërkohë që ekspertët rekomandojnë një distancë mbi 40 cm nga fytyra për të mbrojtur shikimin.
  3. Kapsitini shpesh sytë. Ajo që vihet re gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike, është se personat ulin numrin e kapsitjes së syve, gjë që çon në tharjen e tyre dhe në irritimin e kornesë. Ajo çfarë duhet bërë, është të përpiqeni të kapsitni sa më shumë sytë tuaj për të ruajtur lagien normale të tyre.
  4. Përdorni syze qetësuese. Nëse punoni në një ambient ku ju duhet të përdorni shpesh pajisjet elektronike dhe sidomos smartphonet tuaj, ju duhet me patjetër të blini size qetësuese, të trajtuara për mbrojtjen nga rrezatimi prej këtyre pajisjeve. Gjithashtu, ju duhet të siguroheni që edhe smartphoni juaj të ketë mbrojtëse kundër shkëlqimit verbues. Nëse jo, atëherë mos vononi ta blini një të tillë.

Leave a Reply

Back to top button