Your Life

Si t’i shpëtoj vetmisë? Disa këshilla

  1. Krijo vetëbesim

Respektimi dhe pëlqimi i vetes është një hap i rëndësishëm që duhet marrë, në mënyrë që të ndërtosh marrëdhënie shoqërore të shëndetshme dhe jetëgjata. Mendo për vlera që çmon te vetja. Nëse ndihesh rehat me veten, e reflekton dhe te të tjerët.

  1. Gjej diçka pas së cilës mendon se je i apasionuar

Bëhu pjesë ndonjë kursi gjuhe në qoftë se ju pëlqejnë gjuhët e huaja ose bëj punë vullnetare në ambient të hapur nëse ju pëlqen natyra. Këto janë vendet në të cilat mund të lidhni miqësi.

  1. Tregoje prezencën tënde

Mbani mend, kush nuk guxon- nuk fiton. Nuk klasifikohet si humbje nëse humb dikë që as s’të përshtatej si shok. Kjo nuk quhet ‘e humbur‘, quhet ‘e provuar‘.

  1. Takohu në vende asnjëanëse

Direkt pasi ke bërë hapin e parë dhe ke ftuar dikë për t’u ritakuar, zgjidh një ambient asnjëanës për të kaluar kohën. Kjo gjë redukton presionin që do të kishit nëse do ta kishit ftuar në shtëpi dhe ju jep më shumë kohë për t’u fokusuar të njëri-tjetri.

  1. Bëj pyetje

Nëse dëshiron që të bëhesh popullor, pyeti ata rreth vetes dhe dëgjoji me vëmendje kur përgjigjen. Rrallë gjen dëgjues të mirë ditët e sotme. Është pasaporta më e mirë e mundshme drejt një shoqërie të vërtetë.

  1. Mos ki pritshmëri të larta.

Një gabim i rëndomtë që e bejmë shpesh janë pritshmëritë tepër të larta nga një person.  Do të ishte më e shëndetshme po të tregoheshit më realist dhe të kishit një shumëllojshmëri shokësh për arsye të ndryshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button