EkonomiMAIN

Si vendoset nëse do të lejohet apo jo të falimentojë një bankë

Nga Mariasole Lisciandro

Në harkun kohor të pak ditëve, dy banka falimentuan në Shtetet e Bashkuara (Silicon Valley Bank dhe Signature Bank) dhe tregjet financiare reaguan negativisht pothuajse kudo, me humbje të mëdha për shkak të frikës së një efekti ngjitës në sistemin financiar ndërkombëtar.

Padyshim, ajo që po ndodh me bankat në SHBA ka shumë precedentë, të cilët kanë ndodhur pothuajse kudo në botë dhe dëme të shkallëve të ndryshme. Çdo herë, përballë rrezikut të falimentimit të një banke, qeveria e një shteti duhet të vendosë brenda një kohe të shkurtër nëse do ta shpëtojë atë apo jo, dhe të përballet me pasojat e gjera që mund të ketë një vendim apo tjetri.

Megjithëse pasojat ekonomike të falimentimit të një banke janë gjerësisht të njohura dhe shumë tipike, mënyra se si trajtohet një vendim i tillë në nivelin politik, merr në konsideratë shumë variabla, që nuk lidhen gjithnjë me teorinë ekonomike.

Kështu, shumë konsiderata janë të lidhura me opinionin publik, dhe me marrëdhënien e mosbesimit që kanë shumica e qytetarëve ndaj institucioneve financiare, për të cilat ata nuk duan të përballojnë kostot e gabimeve me paratë publike, por edhe me atë që ekonomistët e quajnë “rreziku moral”.

Me rrezik moral nënkuptojmë situatën kur nëse e di që shteti është gati të shpëtojë institucionet financiare në rrezik, menaxheri i një banke tenton të përballet me rreziqe shumë të larta financiare. Dhe cilido që është në krye të një qeverie kur falimenton një bankë, duhet të peshojë me kujdes pasojat politike të zgjedhjes së tij:nëse e lë bankën të falimentojë, askush nuk mund ta akuzojë se ka favorizuar botën e financave me paratë e taksapaguesve.Por në të njëjtën kohë, me vendimin e tij shumë njerëz do të humbasin paratë e tyre, madje duke shkaktuar një krizë të mundshme financiare nëse banka është e madhe. Nëse nga ana tjetër e shpëton bankën, rrezikon të vuajë pasojat e opinionit publik (sidomos nëse ndihma bëhet me paratë e taksapaguesve) dhe të shkaktojë shfaqjen e mekanizmitrrezikut moralbrenda sistemit financiar, për të cilin bankat e tjera ndjehen të privuara nga përgjegjësia.

Administrata e Xho Bajden vendosi të lejonte falimentimin e bankën kaliforniane dhe të mos ndërhynte në asnjë mënyrë me fondet publike, kryesisht sepse institucioni ishte një gjendje shumë të rëndë dhe do të duheshin shumë para për ta shpëtuar.

Përveç kësaj, edhe pse nuk duhen anashkaluar shkaqet kontekstuale që janë jashtë kontrollit të bankës, shumë prej tyre kanë nxjerrë në pah problemet me menaxhimin e bankës. Kështu,ajo nuk e diferencoi klientelën e saj, e cila përbëhej kryesisht nga biznese të reja dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Madje nuk diferencoi as investimet që bëri, që ishin gati tërësisht të fokusuara tekobligacionet e sigurta të qeverisë, të cilat me rritjen e normave të interesit nisën që ta humbin vlerën e tyre. Në përgjithësi, një rregull bazë i menaxhimit të mirë të investimeve është diferencimi:nëse një dështon një investim, nuk ka gjasa të dështojë një investim tjetër i një natyre krejtësisht të ndryshme.

Por duke qenë se zotëruesit e llogarive rrjedhëse ishin kryesisht kompani që duhej të vazhdonin të ishin në gjendje të paguanin punonjësit dhe furnitorët e tyre, u bë një përjashtim nga rregullat për të garantuar ripagimin e plotë të shumave në llogaritë rrjedhëse (që zakonisht është i garantuar me ligj për deri 250.000 dollarë).

Qeveria amerikane ka lejuar “fondin e sigurimeve” të rimbursojë plotësisht të gjitha shumat në llogaritë rrjedhëse bankare. Shlyerja totale e llogarive rrjedhëse është një ngjarje jashtëzakonshme, dhe gjatë fundjavës së kaluar administrata Bajden u kritikua ashpër nga opozita republikane, e cila e akuzoi atë se dëshiron të kompensojë me paratë publike keqmenaxhimin e drejtuesve të bankave.

Por në një konferencë për shtyp të hënën presidenti konfirmoi:“Humbjet nuk do të përballohen nga taksapaguesit dhe kjo është e rëndësishme. Fondet do të garantohen nga tarifat dhe komisionet që bankat i paguajnë Fondit të Sigurimit të Depozitave, një fond me burime private të menaxhuara nga Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIG) për të mbrojtur llogaritë e bankave që falimentojnë”.

Bankat mund të falimentojnë për shumë arsye:menaxhimi i keq, ndërmarrja nga menaxherët e rreziqeve shumë të larta, investime të gabuara, sjellje të paligjshme etj. Por pavarësisht nga arsyet, edhe historia ekonomike e kohëve të fundit, na mëson se vendimi për të shpëtuar një bankë është kryesisht politik dhe ndonjëherë i lidhur me rrezikun moral.

Një shembull është falimentimi i bankës “Lehman Brothers në vitin 2008, në atë kohë një nga bankat më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë, që shkaktoi krizën e madhe financiare të atyre viteve, e cila pati efekte të mëdha në të gjithë botën. Disa muaj para asaj ngjarje, entet rregullatore kishin vendosur të shpëtonin një bankë tjetër me probleme, Bear Stearns, dhe ajo paketë shpëtimi kishte shumë pasoja për atë që ndodhi më pas.

Bear Stearns ishte një bankë mesatare, dhe kishte qenë në krizë për disa kohë. Por, pas disa muajsh, u lejua të falimentojë banka gjigante e investimeve Lehman Brothers. Sipas shumë analistëve, arsyeja lidhej me rrezikun moral, dhe për t’i dhënë një lloj mësimi bankierëve.

Por pasojat ishin katastrofike dhe u përhapën në të gjithë sistemin financiar ndërkombëtar.

Çdo autoritet që ndeshet me krizën e një banke të madhe, përballet me këtë dilemë:lejimi i falimentimit të saj mund të prodhojë një efekt sistemik katastrofik; nga ana tjetër shpëtimi i saj mund të sjellë stimuj perversë në sistem dhe në sjelljen e drejtuesve të bankave.

Edhe vendimi i administratës Bajden për të mbrojtur të gjitha llogaritë rrjedhëse, pavarësisht nga shuma, ka krijuar një precedent të rrezikshëm, pavarësisht se të dyja bankat u lejuan të falimentonin. Megjithatë, objektivi i kësaj mase ishte shmangia e panikut midis mbajtësve të llogarive të bankave të mesme tregtare dhe e mësymjes nëpër banka për të tërhequr paratë, edhe pse me një sukses të kufizuar.

Marrë me shkurtime nga “Il Post” – Bota.al

Back to top button