Motivuese

“Sido të vijnë ngjarjet, mami dhe babi, ju dua”. Fjalët prekëse të ushtarit ukrainas

Skena që nuk janë parë prej kohësh në Evropë. Raketa, tanke, bombardime. Këto janë pasojat e sulmit rus të nisur në mëngjesin e datës 24 shkurt 2022, kundër Ukrainës, një sulm që hapi një luftë me rrezik për përhapje globale. Qëndimet e perëndimorëve, në radhë të parë të SHBA dhe partnerëve të NATO-s, tëcilët e dënuan hapur vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën, ishin tepër të ashpra.

Bashkimi Evropian është gjithashtu i gatshëm të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër Rusisë, e cila deri më tani ka goditur objektiva të ndjeshme, si portin e Odesës, spitalin onkologjik, universitetin e arteve, aeroportin afër Kievit etj. Përveç kësaj, rusët do të kishin goditur me bombë edhe një anije turke, pra tënjë partneri të NATO-s dhe kjo do të sillte akoma më shumë viktima, mes civilëve dhe ushtarëve.

Situata sa po vjen e po bëhet më dramatike. Njerëzit në të gjitha qytetet e Ukrainës po përpiqen tëlargohen nga ai shtet, pa iu përgjigjur thirrjeve të qeverisë për të qëndruar në shtëpi të qetë. Shqetësimi më i madh në këto orë është bombardimi masiv nga ana e rusëve i kryeqytetit ukrainas Kiev. Ukraina ndërkohë ka vendosur ligjin ushtarak dhe shtetrrethimin.

Dëshpërimi i popullatës kuptohet qartë edhe nga një video e qarkulluar në orët e fundit në internet, e cila tregon një ushtar ukrainas, i cili me fytyrën që tregon frikë të madhe, i dërgon një mesazh prekës familjes së tij dhe në veçanti të ëmës dhe të atit: “Na qëlluan me raketa Grad, por për fat, jemi të gjithë gjallë. Sido të vijnë punët, mami dhe babi, ju dua”, – ka thënë ai.

Çdo video e foto prekëse nga Ukraina po shpërndahet në rrjetet sociale me hashtagun #RussiaUkraineConflikt . Ndërkohë fjalimi i Vladimir Putin ka qenë frikësues: “Ne do të ndëshkojmëashpër këdo që ndërhyn në operacionin tonë ushtarak. Do ta pushtojmë Ukrainën”, – është shprehur ai.

Back to top button