Psikologji

“Sikur edhe një dollar të keni, përsëri keni shumë për të dhënë”. Fjalim frymëzues nga Rihanna

Rihanna është e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe këngët si Diamonds, Umbrella dhe Take a Bow, ndër shumë të tjera. Këngëtarja u shpërblye me çmimin Harvard University’s Humanitarian of the Yearnë vitin 2017. Më poshtë mund të lexojmë fjalimin e saj frymëzues, në të cilin ajo foli se si nuk ka nevojë të jetë i pasur për të bërë bamirësi. Në fjalimin e saj motivues, ajo tha se njerëzit e bëjnë bamirësinë të tingëllojë shumë e vështirë, por e vërteta është se gjithçka që i duhet një personi është thjesht të ketëzemër për ta bërë këtë gjë.

“Njerëzit e bëjnë bamirësinë të duket shumë e vështirë. E vërteta është, dhe ajo që dua që fëmijët e vegjël që po na shohin të kuptojnë, është se nuk duhet të jesh i pasur për të qenë bamirës. Nuk duhet të jesh i pasur për të ndihmuar dikë. Nuk duhet të jesh i famshëm”.

Bamirësia fillon me fqinjin tuaj, personin pranë jush, personin ulur pranë jush në klasë, fëmijën poshtë bllokut në lagjen tuaj, ju thjesht mund të bëni diçka për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre që mundeni. Dhe sot unë dua të sfidoj secilin prej jush që të angazhohet për të ndihmuar një person: një organizatë, një person që me historinë e tij prek zemrën tuaj. Gjyshja ime thoshte gjithmonë, nëse keni qoftë edhe një dollar, përsëri keni shumë për të ndarë ”, tha Rihanna.

Back to top button