Kinema & TV

S’ka Pablo Escobar? S’ka problem. “Narcos 3” ka të tjerë kaubojsa të kokainës

Titulli Narcos u zgjodh për një arsye. Seria e Netflix, e cila nis sezonin e saj të tretë muajin e ardhshëm, gjithmonë kishte për qëllim të kishte të bënte me ngritjen e kokainës në Kolumbi dhe mbretërit – ose ‘narcosët’ – të cilët e kontrollonin atë. Ajo nuk kishte për qëllim të ishte rreth një personi. Kjo u vërtetua në fund të sezonit 2, kur baroni i drogës Pablo Escobar (Vagner Moura), personazhi kryesor i serisë, u vra në një ekzekutim të përgjakshëm. Nuk duhet të kishte ardhur si një surprizë e madhe për këdo që dinte diçka për Escobarin e jetës reale, por gjithësesi, e lë këtë seri me një gropë të madhe.

“Kur e konceptova këtë seri, vite më parë,” thotë producenti ekzekutiv Eric Newman, “e modelova pak si “The Wire”. Do të kishte personazhe që vdesin ose thjesht tërhiqen nga seria, por historia e Baltimorit do të vazhdojë”. Tani që Escobari është larguar përfundimisht, duhet të vijnë të këqinjtë e rinj për të zënë vendin e tij. Për të plotësuar boshllëkun që lë Escobar, kemi 4. Tre prej tyre i kemi takuar tashmë; i katërti do të futet shumë shpejt.

“Fokusi i këtij sezoni është rritja e kartelit Cali”, thotë Newman. Ne kemi parë tre nga liderët e tij, vëllezërit Rodriguez Miguel (Francisco Denis) dhe Gilberto (Damián Alcázar), si dhe ‘Pacho’ Herrera (Alberto Ammann) në sezonin e fundit. Së shpejti, do të shohim anëtarin e katërt Chepe Santacruz (Pepe Rapazote), të cilin Newman e përshkruan thjeshtë si “të mahnitshëm”.

“Karteli Cali ishte i dobishëm në rrëzimin e Escobarit,” thotë Newman. “Më pëlqen të mendoj për atë si në shkallë evolucionare, [me] Escobarin si një organizëm njëqelizor. Këta njerëz janë një organizëm më i evoluar”. Atje ku Escobar kishte atë që Newman e quan “një dëshirë Trumpiane për vetëkonfirmim “që e çonte atë në akte të pamatura, Karteli Cali kishte biznesmenë të ftohtë që “kërkonin të ishin pjesë e establishmentit, sepse mendonin se mund t’i mbronte ata”.

Newman nuk do të thotë nëse historia e Calit do të vazhdojë në sezonin e katërt të konfirmuar, por ai thotë se ka mjaft histori për të treguar. “Droga nuk ndalet”, thotë ai. “Është përkeqësuar [në Meksikë] … Sezonet e serisë që mbulojnë Escobarin thanë vetëm ndoshta një të dhjetën e rrëfimit”. Atëherë bëhuni gati edhe për 18 sezone. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button