Raportet midis Uashingtonit dhe Moskës nuk kanë qenë kurrë kaq të këqija sesa pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë. Europa Perëndimore me padëshirë aleatin e saj e Përtejoqeanit, nga ku vazhdon të varet për sigurinë e saj. Ajo Lindore ka theksuar «proamerikanizmin» e saj, pasi vetëm Shtetet e Bashkuara mund t’ia garantojnë. Të kuptohemi, ekziston një limit: asnjeri nuk synon që të shkatërrohet për të mbrojtur shtetet balltike. As vetë këto të fundit, që nuk duan të transformohen në një fushëbetejë bërthamore. Atëhere, çfarë të bëhet? Dukej se në Siri marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës qenë duke u përmirësuar. Ekziston midis dy fuqive të mëdha interesi i përbashkët për të shkatërruar Shtetin Islamik (IS) dhe për t’i dhënë fund konfliktit. Por armëpushimi i sponsorizuar nga të dyja ka dështuar me shpejtësi. Moska ka mbetur rob i ndihmës ushtarake të dhënë al Asad. Ambiciet e politikës së saj prej fuqie (të përfitojë nga dobësia strategjike e Obamës për të rifituar rangun e fuqisë botërore) kanë rezultuar tepër të forta për të pasur të drejtë nga interesa të tilla kontigjente. Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Në rast agresioni në Europën Lindore (fillimisht i kufizuar në Estoni e Letoni, ku jetojnë minoranca të konsiderueshme rusishtfolëse), janë të ndryshme opsionet e Uashingtonit, domethënë të NATO-s.
I pari: Përshkallëzimi …