Një burrë brazilian, i cili i mbijetoi kanceri, është pajisur me një protezë fytyrs, që u krijua me anë të një aplikacioni për smartphone dhe një printeri 3D. Në vitin 2008, Carlito Conceiçao u diagnostikua me një lloj shumë agresiv të kancerit në gojë, por pas një operacioni për të shpëtuar jetën, ku mjekët arritën të heqin tumorin që po rritej me shpejtësi, në fytyrën e ish-tregtarit mbeti një gropë e madhe aty ku kish qenë syri i djathtë, kocka e faqes dhe një pjesë e hundës. Proteza e fytyrës me të cilën Conceicao ishte pajisur më pas i shkaktonte atij shumë probleme, sepse ajo i binte vazhdimisht, dhe në fund, Conceiçao as nuk dilte nga shtëpia, duke pësuar depresion të rëndë.
Shpëtimi i Conceicaos ishte një trajtim i ri dhe i lirë që është zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Sao Paolos. Duke përdorur një aplikacion të lirë që mund të konvertojë fotografitë në modele 3D, të cilat më pas mund të printohen, Conceiçao u pajis me një protezë të re silikoni. Përveç të qenit e lirë, proteza ngjan shumë origjinale dhe është e lehtë për t’u vënë dhe hequr. Ajo është kapur me magnete që ngjiten fort pas vidave në kafkën e tij. /bota.al