Shkence

SONDAZHI/A e krijoi Zoti njeriun?

eden
Një numër i vogël i amerikanëve beson se Zoti nuk ka të bëjë me krijimin e njeriut, thotë një studim i ri.

Anketa e Gallupit ishte e thjeshtë: të anketuarit është dashur të zgjedhin se cila nga deklaratat e mëposhtme përputhen me mendimet e tyre për krijimin e njeriut, transmeton Telegrafi.

1. Qeniet njerëzore janë zhvilluar gjatë miliona vjetëve nga format më të ulët të qenieve të gjalla, por procesi i plotë është udhëzuar nga Zoti.

2. Qeniet njerëzore janë zhvilluar gjatë miliona vjetëve nga format më të ulët të qenieve të gjalla, por Zoti nuk kishte lidhje me këtë.

3. Zoti e krijoi njeriun rreth 10 mijë vjet më parë në formën e sotshme.

Për të parën u përcaktuan 31 për qind e të anketuarve; për të dytën 42 për qind; ndërsa për të tretën vetëm 19 për qind. Rezultatet treguan se 73 për qind e amerikanëve nuk e kuptojnë ose refuzojnë ta kuptojnë teorinë e evolucionit të Darwinit. Ky numër është dyfishuar që nga viti 1999. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button