Kinema & TV

Sot ka ditëlindjen. Ato që s’keni ditur për Sean Penn

Aktori që i rrëmbeu zemrën Madonës, Robin Wright dhe Charlize Theron

Sean Penn ka lindur 57 vjet më parë në Santa Monika, Kaliforni. Ai filloi të xhirojë filmat e tij të parë që në shkollë të mesme, në shoqërinë e disa miqve të fëmijërisë që do të bëheshin edhe ata aktorë, si Emilio Estevez dhe Charlie Sheen. Ai bëri debutimin në vitin 1974 në një episod të “Shtëpia në preri”, ndërsa debutimin në kinema me filmin “Rubinetët – unaza revolte” në vitin 1981, pasuar në vitin 1983 nga “Djemtë e këqinj” dhe “Në distancë të afërt” në 1986. Shpesh ai luan të rinj të trazuar, të dhunshëm dhe rebelë. Gjithmonë në ’80 ai xhiron një seri komedish, “Surpriza e Shanghait” në ’86, së bashku me yllin e muzikës pop Madonna, e cila atëherë ishte gruaja e tij, dhe “Ne s’jemi engjëj” me Robert De Niron. Luan edhe me Al Pacinon në filmin e vitit 1993 të Brian De Palmas, “Mënyra e Carlitos”.

Në fillim të viteve ’90 ka debutimin e tij regjisorial me filmin “Ujku i vetmuar” dhe vazhdon të koleksionojë role në filma të regjisorëve të rëndësishëm, si “Ajo është kaq e bukur” nga Nick Cassavetes, “Vija e kuqe e hollë” nga Terrence Malick në vitin ’98 “Marrëveshje e mosmarëveshje” nga Woody Allen ’99. Në vitin 2004 ai fitoi Oskarin për aktorin më të mirë për performancën e tij në “Lumi Mistik” nga Clint Eastwood. Në vitin 2007 ai ishte regjisor i “Into the Wild”, bazuar në librin e Jon Krakauer, e që flet në lidhje me historinë e Christopher McCandless, një film që pati sukses të madh.

Në vitin 2008 ai u zgjodh president i Festivalit të Filmit në Kanë. Në shkurt të vitit 2009 ai fitoi Oskarin e tij të dytë për aktorin më të mirë për filmin “Milk”, ku luan Harvey Milk, një kampion i të drejtave të homoseksualëve që u vra në vitin 1978. Sean Penn ishte i martuar fillimisht me Madonnën në vitin 1985, dasma tërhoqi shumë vëmendjen e shtypit edhe për reagimet e tij të dhunshme kundër paparacëve; në një rast ai u dënua me 60 ditë burg për sulm ndaj një fotografi. Ai dhe këngëtarja u ndanë në vitin 1989. Në vitin 1996 ai u martua me aktoren Robin Wright. Pas ndarjes në vitin 2007, çifti u divorcua në vitin 2010. Nga 2013 deri në vitin 2015 ai kishte një marrëdhënie me Charlize Theron. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button