Kinema & TV

Regjisori i “Birdman”: Kështu e sfidoj Hollywoodin

Screen Shot 2015-02-22 at 10.15.21

“Bota është një skenë e madhe dhe të gjithë gratë dhe burrat janë aktorë”. Fjalë që do i dëgjoni në filmin Birdman – një prej favoritëve për të fituar sot Cmimin Oscar, me regjisor Alejandro Gonzales Inarritu, i njohur për filmat 21 gramë dhe Babel, që ofron sfidën teknike të një historie të shprehur në plan pothuajse unik dhe me aktor kryesor MIchael Keatonin, që luan rolin e aktorit Riggan Thompson. I famshëm se ka interpretuar dikur rolin e një superheroi (zëri i të cilit e mundon vazhdimisht, si një alter ego që vetëm e gjykon), për të fisnikëruar karrierëne tij Riggan vë në skenë “Për cfarë flasim kur flasim për dashuri” të Raymond Carverit, në një teatër të Times Square. Do të precipitojë drejt kaosit. Një satirë e kinemasë industriale të sotme ashtu si dhe kritikës, Birdman është edhe një “balet” ngacmues i steadycam të gjeniut të fotografisë Emmanuel “Chivo” Lubezki, që luhatet mes egomannive dhe pasigurive të gjitha njerëzore, fluturimeve dhe përplasjeve. Birdman bën një azhornim të premisave shekspiriane dhe ofron “një dush përulësie”. Duke filluar nga përdorimi i mediave sociale.

Tek Birdman, akuzohet një kritik arrogant i New York Times se, mes të tjerave, nuk ka mjaftueshëm teknikë. Atëherë le të flasim: cila ka qenë vështirësia më e madhe teknike e filmit?
Nëse ekziston një element guximi në filmin tim, ai qëndron më shumë tek konceptimi. Që në fazën e paraproduksionit kisha një ide shumë të qartë se si doja ta realizoja, ose më saktë në mënyrë shumë të ndryshme nga zakonisht. Pengesa më e madhe? Mos llogaritja e fragmentimit të hapësirës dhe kohës, domethënë të shkoja kundër vetë natyrës së kinemasë dhe instrumentat që përbëjnë gjuhën e saj. Të kuptoja filmin jo vetëm nga pikëpamja teknike, por e ritmit të brendshëm dhe koherencës narrative ishte shumë e vështirë, por edhe dëfryese. Kjo e bëri Birdman një përvojë të jashtëzakonshme.

Nga se lindi ideja e filmit?


Nga dëshira për të eksploruar në mënyrë shumë personale cështjen e egos; që të gjithë ne e kemi, dhe që në një moment na bën të ndihemi si ajo kometë që shpon qiejt, ndërsa momentin tjetër një meduzë në agoni. FIlmi do ia dilte vetëm nëse do të mundesha të vendosja publikun në vendin e protagonistit, ta bëja të perceptonte vuajtjen dhe pikëvështrimin e tij; jo ta paraqisja thjeshtë si një kukull që vuan, në tre ditë ferri, pa një mundësi arratisjeje. Pra dicka shumë e përafërt me mënyrën si i jetojmë jetët tona: sepse për mua, cdo mëngjes, kur hapim sytë, jemi për 24 orë në një steadycam, pa montazhe, me një sekuencë dhe një plan unik filmimi. Doja që ditët e Rigganit të ishin të tilla dhe që publiku t’i jetonte bashkë me të.

Pra provat kanë qenë themelore.


Po, dhe gjëja më argëtuese është se janë përmbysur krejtësisht në krahasim me normën. Sot është luks të mundesh të gjesh kaq shumë, aktorët paraqiten ditën e filmimeve dhe thonë batuta që i kanë lexuar vetëm pak momente më parë. Eshtë pothuajse një proces industrial: thuaj batutat, bëj rregjistrimet, shko në skenën pasardhëse. Ishte privilegj të punoja në këtë mënyrë, një kombinim i cuditshëm i teatrit dhe kinemasë. Xhirimet kanë qenë si në një teatër të vërtetë. E fillova duke vendosur shirita ngjitës në dyshemenë ku bëmë provat, me qëllim që të masja hapat në krahasim me kohëzgjatjen e dialogut dhe atë të korridorëve. Duke filluar nga ai shirit ngjitësash mësova gjithcka, rishkruajta dialogjet, zhvendosa gjërat dhe modifikova kohët sipas hapësirave. Filmi u realizua pra mbi mënyrën se si e shihja unë nga kabina e regjisë dhe ka qenë një proces i ri i mrekullueshëm krijues. Isha i terrorizuar sepse po e shpikja ditë pas dite. Aktorët, trupa teknike dhe u në përpiqeshim të kuptonim dicka që nuk ishte bërë kurrë më parë.

Si e siguruat besimin e aktorëve?


Aktorët kanë nëj natyrë shumë të cuditshme dhe komplekse, edhe pse nuk arrij, përpiqem të kuptoj atë që bëjnë. Këtu kam qenë shumë i përpiktë. Jam gjithmonë, por këtë herë bëhej fjalë për dicka të marrë, pa asnjë hapësirë për improvizim, cdo gjë e përgatitur deri në detaje. Sa për dritën, nuk patëm as edhe një dritë kinematografike në xhirime, ishte gjithcka natyrore. Pozicionet dhe lëvizjet e makinës, kohët, ishin të gjitha të lidhura mes tyre: pra cdo vonesë e vetme e cdo aktori krijonte një problem ritmi. Dhe për mua në kinema ritmi është gjithcka. Ndërsa në komedi, ritmi është Perëndi. Dhe Michael Keatoni, më shumë se kushdo, kalon nga një emocion në tjetrin në sekuenca të gjata e të pandërprera, me një saktësi të pabesueshme fizike dhe emocionale. Ishte e jashtëzakonshme të shihja gjithë këtë të ndodhte para syve të mi.

Që në fazën e shkrimit të skenarit ishte parashikuar Keaton?


Gjithmonë atë kam patur në mendje, por përpiqem të mos lidhem shumë pas një aktori kur shkruaj skenarin, pasi nëse më pas ai thotë jo është e vështirë t’i mbijetosh refuzimit. Eshtë më mirë që në fillim të merresh me skenarin si të tillë. Pasi e shkruan, personi i duhur për ta interpretuar vjen vetë. Michael ishte padyshim zgjedhja më e mirë, për shumë arsye.

Si për shembull fakti që ka refuzuar Batmanin e tretë me Tim Burtonin, ashtu sikurse personazhi i Rigganit i ka thënë jo serisë së tretë të Birdmanit?
Mendoj që në një nivel sipërfaqësor mund të thuhet kjo, por arsyeja e vërtetë përse zgjodha Michaelin është sese shumë pak aktorë mund të interpretojnë komedi dhe dramë ashtu si ai. Ka një gamë të pabesueshme tonesh dhe Riggani është kaq egoist saqë duhet ta duash. Kur sheh Michaelin nuk mund të mos e duash, e sheh dhe ndien një simpati njerëzore. Pastaj është edhe fakti që ai është një prej të paktëve që ka veshur atë mantel, gjë që krijon një dialog të bukur me filmin.

Ka qenë i lehtë prodhimi i filmit?

Jo, askush nuk donte ta financonte një film mbi egon dhe mediokritetin. Kur u shpjegonim pjesën teknike financuesve, u thoshim nën zë se do të xhirohej si një sekuencë unike, nga frika se mos nuk na vlerësonin.

Cfarë mendoni për famën e përhapur nga mediat sociale dhe si e shpjegoni faktin që ngatërrohet me prestigjin?

Mendoj se është e lehtë t’i qëndrosh larg. Nuk kam as Facebook as Twitter. Janë mënyra të mira komunikimi, por ana e tyre e rrezikshme është që mund të shtrembërojnë lehtësisht realitetin, ta fshehin, ta perceptojnë gabimisht, pa baza të vërtetash. Kjo paqëndrueshmëri mund të bëjë ndokënd të jetë i ndërgjegjësuar për atë që jep mendime, por që në realitet është shumë larg. Sot të gjithë flasin me një siguri që më tremb dhe më fut në siklet. Mendoj se sot njerëzit kanë nevojë për të vërtetën. Ndoshta jam shumë naiv. Për t’iu kthyer temës së filmit: ngatërrimi i admirimit me dashurinë, që Riggani mëson ta zbulojë për atë që është realisht. Gjëja më argëtuese që ka lidhje me rrjetet socialë është se kur doli traileri i filmit, Michaeli u bë tendencë në Twitter, dhe kjo më bëri të qesh: edhe kjo është një gjysmë shakaje. /Ciak/
www.bota.al

Screen Shot 2015-02-22 at 10.20.00


Leave a Reply

Back to top button