Shkrimtari grek Plutarku shkruante se një fëmijë spartan nxirrej para një plaku, i cili do të vendoste nëse foshnja do të jetonte ose do të lihej në një gropë të vdiste. Për shekuj me radhë, kjo është pranuar si e vërtetë, deri kur një grup arkeologësh e kontrolluan atë gropë dhe nuk gjetën foshnja të vdekura.
Plutarku, u tha, bënte thjesht propagandë për të bërë spartanët të dukeshin keq. Nëse arkeologët kanë të drejtë, atëherë Plutarku ishte prapa fushatës më të keqe propaganduese të të gjitha kohërave.
Pikësëpari, ai shkroi për spartanët që vrisnin foshnjat nën një pjesë libri të quajtur “Avantazhi i arsimimit spartan dhe zakonet e martesës”, gjë që tregon se ai me të vërtetë mendonte se ishte një ide e mirë.
Nga ana tjetër, athinasit bënin pak a shumë të njëjtën gjë për të cilën akuzonin Spartanët. Në të njëjtën kohë kur Plutarku thuhet se kritikoi Spartanët për vrasjen e foshnjave, mjeku grek Soranus shkruante një letër të quajtur “Si të njohësh të porsalindurin që ka vlerë për t’u mbajtur”. Ky dokument i inkurajonte prindërit të linin foshnjat e padëshiruara që të vdisnin.
Është e vërtetë, megjithatë, se foshnjat nuk ishin aty ku Plutarku shkroi se do t’i gjenim.
Një gjë është e sigurtë-Plutarku nuk kishte arsye për ta sajuar atë histori. Bota.al