HistoriMAIN

Stalingrad: Akti i fundit

Më 2 shkurt 1943 përfundoi beteja më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore, e zhvilluar midis gjermanëve dhe sovjetikëve. Qindra mijëra ushtarë dhe civilë vdiqën, dhe një qytet u shkatërrua totalisht në atë betejë që zgjati 1 vit e gjysmë, dhe që e ndryshoi rrjedhën e konfliktit.

Për Rajhun e Tretë, ishte disfata e parë tragjike. Kur Friedrih Von Paulus pranoi të firmoste aktin e dorëzimit, qëndroi në këmbë thuajse gjatë gjithë kohës, me njërën dorë të kapur pas brezit të tij, sikur sipas dëshmitarëve donte ta shqiste mëlçinë nga trupi. Mbrëmjen e 31 janar 1943, pra 80 vite më parë, me humbjen e njësive naziste dhe fitoren e trupave të Moskës, përfundoi beteja e Stalingradit.

700.000 gjermanë dhe gjysmë milioni sovjetikë kishin vdekur në atë pjesë të territorit rus. Dorëzimi zyrtar ndodhi më 2 shkurt. Mbi 1 mijë ushtarë të tjerë gjermanë u vranë në javët në vijim gjatë operacioneve të kërkimit.

Komandanti i aktit të fundit të luftës në anën e mbrojtësve ishte Konstantin Rokosovski, një gjeneral polak që vite më parë ishte arrestuar gjatë njërit prej spastrimeve” të shumta tëStalinit dhe që më pas ishte rehabilituar deri në pikën që të merrte komandën e një ushtrie.

Ai i zbatoi urdhrat e tij me një zell të pazakontë, që zakonisht është tipik për një diktator, dhe fitoi nofkën Çekiçi. Në atë moment, Lufta e Dytë Botërore ndryshoi rrjedhën e saj. Deri nëatë kohë ushtria gjermane dukej e papërballueshme, por pas disfatës shkatërruese ajo nuk ishte më në gjendje ti jepte shtysë luftës, përkundrazi nisi të pësonte humbje të tjera.

Një vit e gjysmë më parë, Adolf Hitleri kishte dhënë urdhrin për të pushtuar territoret ruse. Dhe u duk sikur divizionet e tij do ta mposhtnin armikun brenda pak muajsh. Më 22 qershor 1941, 8 milionë ushtarë zunë pozicione:disa për t’u hedhur në sulm (3 milionë e 50 mijë nazistë dhe aleatë të tyre), të tjerët për të mbrojtur kufijtë e tyre (4 milionë e 700 mijë sovjetikë).

Në fazën e parë të ofensivës, divizionet e tankeve gjermanë Panzer dhe ato të këmbësorisë, e konfirmuan përshtypjen se ishte një fazë “luftës rrufe” të konfliktit. Komanda gjermane foli për një goditje vendimtare. Dhe në fakt pati goditje, por jo vendimtare.

Ushtritë e blinduara të gjeneralit Hajnc Guderian (nga veriu) dhe të feldmarshallit Paul Ludvig Evald Von Kleis (nga jugu) sulmuan përtej lumit Dnjepër për të rrethuar forcat sovjetike që mbronin Ukrainën. Ata kapën mbi 10.000 robër. Ndërsa pas rënies së Kievit, 600.000 ushtarë të tjerë sovjetikë u dorëzuan tek nazistët.

Komanda ruse, e kuptoi se përballja e drejtpërdrejtë me makinën gjermane të luftës ishte e barabartë me një akt vetëvrasës. Ajo hoqi dorë nga mbrojtja deri në një fund tragjik, dhe ra dakord të tërhiqej duke përdorur si aleate hapësirat e pafundme të stepës ruse.

Tek e fundit, një shekull më parë, ajo strategji kishte rezultuar e suksesshme kundër forcave po aq mbresëlënëse të Napoleon Bonapartit. Sigurisht, nuk bëhej fjalë për t’u arratisur nga armiku. Sovjetikët organizuan një lloj lufte guerile me përmasa të mëdha. Sulmet e papritura dhe të fuqishme të rezistencës ruse, e bënë rraskapitës dhe shumë nervoz përparimin e trupave të Hitlerit.

Për shembull luftime të ashpra pati në Nikitovka, ku u përfshinë edhe njësitë italiane që Benito Musolini kishte dërguar për të luftuar përkrah ushtrive të Hitlerit të angazhuara në Evropën Lindore. Horizonti, gjithmonë i njëjtë dhe pa jetë, dukej sikur ishte krijuar enkas për të dobësuar moralin e ushtarëve gjermanë.

Shirat e vjeshtës e vështirësuan përparimin e gjermanëve, të cilët gjetën vetë një mënyrë për të shumëfishuar problemet, duke e ndarë ushtrinë në tre pjesë, dhe duke vendosur një kurs të ndryshëm marshimi për secilën. Plani ishte të pushtohej sa më shumë territor.

Por rezultati ishte që secila prej atyre pjesëve të ushtrisë gjermane, ishte më e dobët dhe më eekspozuar ndaj armikut. Tërheqja sovjetike u ndal në periferinë e Stalingradit. Deri në atë moment ata kishin hequr dorë nga qindra kilometra katrorë, por këtu bëhej fjalë për mbrojtjen e puseve dhe vendburimeve të naftës në Maikop.

Gjermanët kishin nevojë për to, sepse furnizimet po u mbaronin. Dhe rusët e kuptuan se pengimi i tyre do të kishte një vlerë strategjike vendimtare. Më 28 korrik 1942, Josif Stalin lëshoi ​urdhrin e tij nr.227, që e ktheu luftën nga sulmet guerile në luftime ballore.

Diktatori sovjetik nuk ishte një njeri fliste shumë. Mjaftoi që ai të urdhëronte:Nuk ka më asnjë hap prapa!”. Lufta që pasoi e shkriu çelikun e tankeve dhe krijoi male me të vdekur.

Gjermanët që ishin një ushtri elitare u hodhën në sulm duke zbatuar një plan beteje që ishte gjithashtu shumë efektiv. Dhe në javët e para, luftimet i favorizuan sulmuesit. Ata pushtuan disa ura strategjike mbi lumin Don, ndërsa avionët e Luftwaffe-s ndaluan në periferitë e Stalingradit.

Në ushtrinë sovjetike, krahas ushtarëve, luftuan dhe gratë. Dhe ishte pikërisht një nga grupet e grave përdorën kundër-ajrorët për të frenuar sulmet e armikut. Në atë rast, rezultatet praktike ishin minimale, por përfaqësonin sinjalin e vullnetit për të rezistuar. Dhe ata nuk u dorëzuan edhe kur kushtet e jetesës u bënë të dëshpëruara.

Ushtarë sovjetikë vuanin nga uria, kishin pak armë pak ilaçe për të shëruar veten. Ata vazhduan të luftonin pa këmbë, edhe pasi ishin plagosur për vdekje. I sfiduan armiqtë e tyre duke u zvarritur me thikat midis dhëmbëve. U futën nën tanket gjermane për ti hedhur në erë me eksploziv.

Jetuan si të ishin në një nga rrathët e Ferrit. Stalingradi nuk është më një qytet. Ditën ka një re të madhe tymi verbues. Ndërsa kur errësohet, qentë kridhen në lumin Vollga, sepse nata i tmerron. Kafshët do të ishin dorëzuar, por sovjetikët rezistuan derisa nën urdhrat e gjeneralit Georgy Zhukov ishin në pozitat për të kundërsulmuar”- shkroi në ditarin e tij një ushtar rus.

Pavarësisht ushtarëve të humbur, Stalini kishte burime të shumta njerëzore. Shtabi i tij i përgjithshëm arriti të zbatonte një plan i cili me dy lëvizje nga juglindja dhe nga veriperëndimi e izoloi ushtrinë e Von Paulusit. Pesë divizione rumune u dorëzuan pa shumërezistencë.

Të gjithë të tjerët u gjendën të bllokuar në një fushë të madhe:284.000 burra, 100 tanke, 1.800 topa dhe 10.000 automjete. Kur u mbyll rrethimi, aty ishin edhe 79 italianë, të regjistruar si shoferë, të cilët kishin mbërritur në front me kamionë të ngarkuar me furnizime (sidomos ushqime dhe çizme).

Hitleri e nënvlerësoi rrezikun. Ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i bëri presion duke propozuar zgjidhje taktike për të çarë rrethimin ku gjendej Von Paulus, ai vazhdoi të mbështeste tezën se do ta zgjidhte problemin me tanket Tiger”, që ishte praktikisht gati për tu përdorur në luftë.

Ndërkohë, bëhej fjalë për sigurimin e furnizimeve të nevojshme duke përdorur avionët dhe pilotët e gjeneralit Herman Gëring. S’ka nevojë të thuhet që asnjëra nga dy nismat e imagjinuara nuk funksionoi. Komandantët kishin premtuar 700 tonë materiale ndihmë tëpërditshme.

Por më pas e kuptuan se mund të siguronin vetëm gjysmën e kësaj sasie. Dhe mbërriti vetëmgjysma e gjysmës:3200 tonë në 60 ditë, me sakrifikimin e 488 avionëve, të rrëzuar nga zjarri i kundërajrorëve sovjetikë. Përpjekja e fundit erdhi nga gjenerali Erik Von Manshtein, qëkishte marrë komandën e grupit të ushtrisë sëDonit.

Ai planifikoi të sulmonte nga lindja trupat sovjetike të pozicionuara rreth Stalingradit. Në të njëjtën kohë Von Paulus do të përparonte në anën perëndimore të qytetit. Në këtë mënyrë, rusët do të gjendeshin në kurth midis dy zjarreve, dhe kjo besonin gjermanët do ta thyente rezistencën e rusëve.

Operacioni do të quhej “Stuhia dimërore. Por plani mbeti thjesht i tillë. Hitleri nuk ishte aspak entuziast. Von Paulus, i goditur psikologjikisht nga një gjendje inferioriteti, nuk ishte në gjendje të mobilizonte trupat në mënyrë efektive.

Von Manshtein e tentoi gjithsesi zbatimin e planit “Stuhia dimërore”, por u detyrua të ndalej 60 kilometra nga pozicionet e Von Paulus. Ky i fundit i rrethuar nga trupat armike, nuk kishte alternativë tjetër veçse të pranonte dorëzimin. Me instinktin e gjymtimit të vetes, duke i shqyer një pjesë të zorrëve./Panorama Italia – bota.al

Back to top button