Shkence

Stephen Hawking fton për kolonizim të gjithësisë

Screen Shot 2015-02-25 at 10.47.36 AMTeoricieni fizikan e kozmologu britanik Stephen Hawking mendon se kërcënimi më i madh i vetvetes, i njeriut pra, është pikërisht agresiviteti i tij Ajo që më së shumti gabojmë dhe që dëshiroj ta ndryshojmë është agresiviteti njerëzor. Për shkak të tij, ndoshta, kemi qenë në epërsi në kohën e shpellave, me të kemi korrur fitore në garë për të gjetur ushqimin, strehimin partnerin, por tani agresivitetet kërcënon të na zhdukë “, konsideron Hawking. Ai ka shtuar se lufta bërthamore mund të thotë fund i në qytetërimi, e ndoshta edhe i racës njerëzore dhe se e ardhmja e njeriut gjendet jashtë Toke.. „Besoj se e ardhmja afatgjatë e racës së njeriut duhet të jetë në gjithësi, e kolonizimi i planetëve të tjerë do të sigurojë ekzistimin e sojit njerëzor dhe të jetesës“, ka sqaruar fizikani dhe ka shtuar se shkuarja në Hënë e ka ndryshuar të ardhmen e racës njerëzore në mënyrat për të cilat s’jemi të vetëdijshëm, transmeton koha.net. „Ajo, shkuarja, nuk e ka zgjidhur asnjë nga problemet aktuale të planetit tonë Tokë, por na ka dhënë perspektiva të reja dhe si do t’i shikojmë gjërat nga një kënd i ri”, ka thënë Stephen Hawking për jetën e të cilit është xhiruar filmi “Teoria e çdo gjëje”. Artisti Eddy Radman që luajti rolin tij, ka marrë Çmimin OSCAR.

Leave a Reply

Back to top button