Uncategorized

Strategjia e “imunitetit të tufës” do të infektojë një në tre suedezë

Nuk do të ketë mbyllje apo ndalime dhe imunitet i popullsisë do të arrihet në maj.

Agjencia e Shëndetit Publik, përmes zv/drejtorit Anders Wallensten, bëri të ditur se është e bindur që në Suedi “kulmi u arrit një javë më parë, dhe ne do të kemi më pak raste, çdo ditë “.

Bazuar në një testim të kryer në 700 persona, agjensia tha se deri në 1 maj, një e treta e popullsisë në rajonin e Stokholmit do të infektohet nga virusi: rreth 600 mijë njerëz. Aktualisht rastet e infektimit në kryeqytet janë pak më shumë se 6 mijë.

Nëse skenari i parashikuar nga epidemiologu në krye të Agjencisë, Anders Tegnell do të konfirmohej, kjo nënkupton se në maj popullsia suedeze do arrijë të fitojë imunitet ndaj virusit.

Për Suedinë kjo do të ishte dalja nga tuneli, pa pasojat ekonomike që koronavirusi ka shkaktuar në pjesën tjetër të botës, sepse kompanitë dhe zyrat kanë qenë gjithmonë të hapura.

Suedia është mbështetur më shumë në bindjen qytetare  sesa në ndalime dhe izolime.

“Ligjet tona mbështeten në përgjegjësinë individuale: qytetari ka përgjegjësi të mos përhapë një sëmundje – thotë Tegnell. Kjo është pika nga ku jemi nisur, pasi me ligjet që ne kemi nuk ka shumë mundësi për të mbyllur dhe izoluar qytetet. Karantina mund të përdoret vetëm për individët e prekur ose zona të caktuara si shkollat ose hotelet”. / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button