Një studim i ri paralajmëron se stresi mund të dobësojë para kohe sistemin imunitar të trupittë njeriut, duke i bërë njerëzit më të rrezikuar të preken nga kanceri, sulmet në zemër dhe infeksionet siç janë Covid-19.
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut (USC) zbuluan se ngjarjet traumatike epërshpejtojnë plakjen e sistemit imunitar, duke rritur potencialisht rrezikun e një personi për të zhvilluar një sërë sëmundjesh, përfshirë ato kardiovaskulare.
Gjetjet e ekipit, të botuara në “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS), mund të ndihmojnë në shpjegimin e pabarazive të problemeve shëndetësorë të lidhura me moshën, përfshirë numrin më të madh të viktimave nga Covid-19 tek të moshuarit.
“Me rritjen e popullsisë botërore të të moshuarve, është thelbësore të kuptuarit e pabarazive,sa i përket gjendjes shëndetësore në raport me moshën. Ndryshimet e lidhura me moshën në sistemin imunitar, luajnë një rol jetik në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore”– thotë autori kryesor i studimit, dr.Erik Klopak.
Ndërsa njerëzit plaken, sistemi imunitar nis të përkeqësohet , një gjendje e quajtur imunoseshencë. Plakja e sistemit imunitar, ka lidhje jo vetëm me zhvillimin e kancerit, por edhe me sëmundjet kardiovaskulare, rritjen e rrezikut të pneumonisë, reduktimin e efikasitetit të vaksinave, dhe plakjen e sistemit të organeve.
Studiuesit e USC donin të gjenin një lidhje midis ekspozimit gjatë gjithë jetës ndaj stresit – një kontribues i njohur për shëndetin e dobët – dhe rënies së performancës së sistemit imunitar. Ata shqyrtuan dhe ndërthurën të dhëna nga Studimi i Shëndetit të Pensionistëve të Universitetit të Miçiganit mbi gjendjen ekonomike, mirëqenien, martesore, familjare dhe sistemet e mbështetjes publike dhe private të amerikanëve të moshuar.
Për të llogaritur ekspozimin ndaj formave të ndryshme të stresit social, ekipi analizoi përgjigjet nga një kampion kombëtar prej më shumë se 5700 të rriturish mbi moshën 50 vjeç. Pjesëmarrësit iu përgjigjën një pyetësori që synonte të vlerësonte përvojat e të anketuarve me stresin social, duke përfshirë ngjarjet stresuese të jetës, stresin kronik, diskriminimin epërditshëm dhe diskriminimin gjatë gjithë jetës.
Ata analizuan gjithashtu mostrat e gjakut nga pjesëmarrësit përmes citometrisë, një teknikë laboratorike që numëron dhe klasifikon qelizat e gjakut, ndërsa ato kalojnë një nga një në një kanal të ngushtë përpara një lazeri. Siç pritej, njerëzit me rezultate më të larta të stresit kishin profile imunitare më të vjetra, me përqindje më të ulëta të qelizave që luftojnë sëmundjet, dheme përqindje më të larta të qelizave të bardha të gjakut që ishin të konsumuara.
Klopak thotë se lidhja midis ngjarjeve stresuese të jetës dhe numri më të vogël të qelizave T mbeti e fortë, edhe pasi ekipi llogariti nivelin arsimor të secilit person, zakonet e pirjes së duhanit dhe alkoolit, indeksin e BMI-së dhe racën apo përkatësinë etnike.
Disa burime stresi mund të jenë të pamundura për t’u kontrolluar, por studiuesit thonë se mund të ketë një zgjidhje. A mund ta rregullojë këtë problem një vaksinë anti–virusale?Qelizat T, të cilat janë shumë të rëndësishme për luftimin e infeksioneve, prodhohen në gjëndrën timus, e cila ndodhet pikërisht përballë zemrës. Kur njerëzit plaken, indi në timusine tyre tkurret, dhe ai zëvendësohet nga indi yndyror.
Kjo çon në një rënie të prodhimit të qelizave imune. Studimet e mëparshme, kanë zbuluar se ky proces përshpejtohet nëse njerëzit kanë një dietë ushqimore të varfër, dhe nuk ushtrohen fizikisht. Ekipi shton se përmirësimi i dietës ushqimore, dhe shtimi i aktivitetit fizik tek të moshuarit, mund të ndihmojë në kompensimin e procesit të plakjes imune të lidhur me stresin.