Uncategorized

Studentët italianë do të kthehen në shkollë në shtator

Shkollat ​​në Itali do të rihapen më 14 shtator por duke rrespektuar masat e distancimit shoqëror, tha të premten Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe Ministrja e Arsimit Lucia Azzolina.

Sipas njoftimit të qeverisë, shkollave do t’u kërkohet të mbledhin studentët në mëngjes dhe ata do të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit. Ushqimi gjithashtu duhet të hahet në klasa, dhe jo në kafiteritë shkollore.

“Këto udhëzime do të na lejojnë t’i dërgojmë në shkollë vajzat dhe djemtë tanë me siguri maksimale,” tha Conte gjatë konferencës për shtyp. Ministrja e Arsimit në Itali pranoi se ka “disa çështje” që duhen trajtuar në lidhje me mungesën e hapësirës brenda ndërtesave shkollore për të akomoduar të gjithë studentët në kushte të distancuara shoqërore, duke paralajmëruar se rreth 15% e studentëve do të preken nga mungesa e hapësirës.

Në mënyrë që të përgatitemi për rifillimin e sigurt të mësimit në shtator, Kryeministri Conte tha se qeveria do të investojë një 1 miliard euro shtesë (1.12 miliardë dollarë) për të rinovuar shkollat, për të blerë produkte sanitare dhe për të siguruar trajnime për edukatorët. “Këto para nuk kanë për qëllim vetëm të përballemi me koronavirusin. Ne ëndërrojmë një shkollë të ndryshme, një shkollë ku më në fund investohen para për ta përmirësuar atë,” tha Ministrja e Arsimit në Itali.

“Fëmijët e kopshteve dhe shkollave fillore kanë vuajtur më së shumti gjatë bllokimit … dhe gjithashtu ato me aftësi të kufizuara. Ata janë personat që kanë vuajtur më shumë, dhe për ato për ato shkollat ​​do të duhet të japin një përgjigje më të fortë në shtator,” shtoi ajo. BBC / bota.al  

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button