Shendeti

Studimi i Harvardit: Rreziku nga rënia e pjellorisë së meshkujve, është shumë i ekzagjeruar

A mund të rrezikohet e ardhmja e njerëzimit nga rënia e cilësisë së spermës tek meshkujt në të gjithë botën? Me sa duket jo. Sipas studimit më të fundit të Universitetit të Harvardit, kërcënimi nga rënia e numrit të spermatozoideve është shumë i ekzagjeruar.

Kohët e fundit është pretenduar se njerëzimi përballet me rrezikun e zhdukjes, për shkak të rënies së supozuar të cilësisë së spermës tek burrat. Por studimet e mëparshme, bazoheshin tek një numër “supozimesh shkencërisht dhe etikisht problematike”, thonë ekspertët e pjellorisë.

Ata theksojnë se numri i spermatozoideve ndryshon brenda një game të gjerë, dhe pjesa më

e madhe e saj mund të konsiderohen se vijnë nga shkaqe jo-patologjike. Mbi një prag kritik, pasja e më shumë spermatozoideve, nuk është domosdoshmërisht një tregues i shëndetit më të mirë apo i një probabilitetit më të lartë të ngjizjes së një fëmije.

Studiuesit e Harvardit, e quajtën fenomenin “hipoteza e biovariabilitetit të numrit të spermatozoideve”. “Pretendimet e bujshme të bazuara tek meta-analiza e tendencës së numrit të spermatozoideve dhe vëmendja e publikut vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje mbi studime të tilla”- thotë bashkë-autorja e studimit fundit Sara Riçardson.

Në vitin 2017, një studim historik tregoi një rënie me 59 për qind të numrit të spermatozoideve tek meshkujt perëndimore, që nga viti 1973 deri në vitin 2011. Studimi mbi 124.000 burra në Evropë dhe SHBA, zbuloi se cilësia e spermës së tyre po binte me 2 për qind në vit. Studimi propozon se numri i ulët i spermatozoideve, shkaktohet nga ekspozimi ndaj kimikateve që prishin hormonet.

Por kjo nuk mbështetet nga asnjë model gjeografik dhe historik, zbulon studimi i ri i Harvardit. “Duke propozuar një qasje alternative mbi të dhënat mbi numrin e spermatozoideve, ne synojmë të kontribuojmë në diskutimin në rritje midis shkencëtarëve të shëndetit riprodhues dhe studiuesve dhe klinicistëve të tjerë në lidhje me shëndetin e burrave  thotë Buliko, një student i diplomuar në studimet e shkencave feministe.

Zbulimi origjinal nga dr.Hagai Levin dhe Dr.Shana Suon bëri bujë në gjithë botën. Por duke shkruar në “Fertility Human”, ekipi i Buliko argumenton se është studimi është “i pabazë dhe bën supozime jo-etike raciste dhe koloniale”.

Ata kritikojnë gjithashtu përdorimin e dy kategorive në analizimin e numrit të spermatozoideve, të etiketuar “perëndimor” dhe “tjerët”. Studiuesit e Harvadit, vënë në dyshim “panikun” mbi tendencat e dukshme, të cilat kanë çuar në “pretendime apokaliptike mbi zhdukjen e mundshme të specieve njerëzore”.

Back to top button