Magazine

STUDIMI / Mjekët e turnit të natës, më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes që kanë pacientët e tyre

Kur të shkoni herën tjetër tek mjeku juaj, lutuni që ai të ketë pushuar mjaftueshëm një natëmë parë. Një studim i ri nga një ekip i Universitetit të Misurit, SHBA, zbuloi se mjekët e privuar nga gjumi, kanë më pak ndjeshmëri për pacientët që përjetojnë dhimbje.

Pra nëse mjeku juaj e ka zakon të flejë vonë në mbrëmje, apo ka punuar në turnin e tretë, mund ta keni shumë më të vështirë që të merrni prej receta me ilaçe kundër dhimbjeve qëkeni. Autorët e studimit vlerësuan 31 mjekë në Izrael, që sapo kishin filluar ditën e tyre të punës, si dhe 36 mjekë të tjerë,sapo kishin përfunduar një turn të gjatë 26-orësh.

Secili pjesëmarrës u përball me 2 skenarë hipotetikë pacientësh:një paciente femër me dhimbje koke, dhe një pacient mashkull me dhimbje shpine. Më pas u bënë studiuesit, ipyetën mjekët në lidhje me nivelet e dhimbjes së pacientëve imagjinarë, dhe sa gjasa kishte që ata t’u jepnin ilaçe kundër dhimbjes.

U vu re se mjekët që sapo kishin përfunduar një turn të gjatë shërbimi në punë, kishin shumë më pak ndjeshmëri për pacientët sesa kolegët e tyre më të freskët fizikisht dhe mendërisht.Menaxhimi i dhimbjes, është një sfidë e madhe, dhe perceptimi i një mjeku ndaj dhimbjessubjektive të pacientit, është i rrezikuar nga paragjykimet”- thotë bashkëautori i studimit, Dejvid Gozal në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Misurit.

Ky studim na tregoi se puna në turnet të natës, është një burim i rëndësishëm dhe i panjohur më parë i paragjykimeve në menaxhimin e dhimbjes, dhe ka të ngjarë të burojë nga perceptimi i dëmtuar i dhimbjes së tjetrit”- shtoi ai.

Më pas, studiuesit analizuan një koleksion prej mbi 13.000 shënimesh në kartelat mjekësore elektronike, që u përkisnin pacientëve që ishin paraqitur me ankesa dhimbjeje në spitalet amerikane dhe izraelite.

Në përputhje me gjetjet e tjera të studimit, prirja e mjekëve të turnit të natës për të dhënë qetësues ishte më e ulët në të dyja vendet (11 për qind më e ulët në Izrael, 9 për qind më e ulët në SHBA). Bazuar tek këto rezultate, autorët e studimit i sugjerojnë autoriteteve të

bëjnë një harmonizim më të mirë të kalendarit të punës për mjeket, për të shmangur neglizhencën ndaj dhimbjeve për të cilat ankohen pacientët.

Back to top button