Shendeti

Studimi: Mungesa e vitaminës D tek nëna, shkakton çrregullime të spektrit të Autizmit tek meshkujt

Një mungesë e vitaminës D nga ana e nënës, mund të shpjegojë arsyen pse çrregullimi i spektrit të Autizmit, është 3 herë më i zakonshëm tek djemtë, thonë studiuesit nga  Universiteti i Kuinlendit në Australi.

Në studimin e tyre të fundit, profesori Darril Ejles dhe dr.Asad Ali nga Instituti i Trurit në Universitetin e Kuinlendit në Australi, zbuluan se mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë shkaktonte një rritje të testosteronit në trurin në zhvillim të minjve meshkuj.

“Shkaku biologjik i çrregullimit të spektrit të Autizmit (ASD) është i panjohur. Por ne kemi treguar se një nga faktorët e shumtë të rrezikut – niveli i ulët i vitaminës D tek nënat – shkakton një rritje të testosteronit në tru tek fetuset meshkuj, si dhe në gjaku e nënës, ashtu edhe nw lëngun amniotik të placentës”- thotë profesor Ejles.

“Përveç rolit të saj në thithjen e kalciumit, vitamina D është thelbësore për shumë procese të zhvillimit. Studimi ynë, tregoi gjithashtu se tek fetuset mashkullorë që kanë mungesë të vitaminës D, një enzimë që e prish testosteronin ishte inaktive, dhe kjo mund të kontribuonte në praninë e niveleve të larta të testosteronit”- shtoi ai.

Një hulumtimi i mëparshëm i profesor Ejles, ka treguar se vitamina D luan një rol kritik në zhvillimin e trurit, dhe dhënia e suplementeve të vitaminës D minjve gjatë shtatzënisë  parandaloi plotësisht tiparet e ngjashme me ASD tek pasardhësit e tyre.

Bashkautori i studimit dr.Ali tha se ekspozimi i tepërt i trurit në zhvillim ndaj hormoneve seksuale si testosteroni, mendohej se ishte një shkak themelor i ASD, por arsyet mbeteshin të paqarta. “Vitamina D, është e përfshirë në rrugët që kontrollojnë shumë hormone seksuale”- thotë Ali.

“Kur minjtë nëna ushqeheshin me një dietë me nivele të ulëta të vitaminës D, kjo bënte që truri i fetusit mashkull të kishte nivele të larta të ekspozimit ndaj testosteronit”- shton ai.

Profesori Ejles shprehet se ky studim ishte i pari që tregoi se një faktor i njohur rreziku për ASD e ndryshon testosteronin në trurin e fetusit dhe në gjakun e nënës, një kontribues i mundshëm se pse ASD është më e përhapur tek meshkujt.

“Ne kemi studiuar vetëm një faktor rreziku për ASD – mungesën e vitaminës D gjatë zhvillimit – hapi ynë i radhës është të analizojmë faktorë të tjerë të mundshëm të rrezikut, si stresi i nënës dhe hipoksia – mungesa e oksigjenit – dhe të shohim nëse ato kanë të njëjtin efekt”-tha ai. / bota.al

Back to top button