Thënie frymëzuese për femrat
“Femrat në çdo nivel, duke përfshirë dhe ato më të njohurat, duhet t’i ndryshojnë dinamikat, t’i rindërtojnë bisedat dhe të sigurohen që zëri i femrave të dëgjohet dhe të mos neglizhohet, apo injorohet”. – Sheryl Sandberg
“Sa më shumë flas për feminizmin, aq më shumë e kuptoj se lufta për të drejtat e grave është kthyer si një urrejtje për meshkujt. Nëse ka diçka që e di me siguri, është se kjo gjë duhet të përfundojë”. – Emma Watson
“Suksesi i një femre duhet të jetë frymëzim për një femër tjetër. Ne jemi shumë të forta, kur gëzohemi për njëra tjetrën”. – Serena Williams
“Fjalët kanë fuqi. Televizioni ka fuqi. Pena ime ka fuqi”. – Shonda Rhimes
“Femrat janë kudo udhëheqëse, që nga femrat ekzekutive të mbi 500 kompanive të mëdha në botë e deri tek shtëpiaket që rrisin fëmijët dhe i mbajnë shtëpitë të pastra. Shteti ynë është ndërtuar nga femra që forta, të cilat do të vazhdojnë t’i sfidojnë stereotipet”. – Nancy Pelosi
“Nëse nuk ka një tavan, qielli është limiti. Ndaj nuk duhet të ndalemi, derisa çdo femre dhe vajze t’i ofrohet mundësia që meriton”. – Hillary Clinton
“Gjithmonë doja të isha një femër fatale (femme fatal). Edhe kur isha një vajzë e vogël, s’doja të isha vajzë. Doja të isha femër”. –Diane von Furstenberg
“Unë nuk ndihem e lirë, për aq kohë sa ka femra që nuk janë të lira”. – Audre Lorde
“Nuk ka kufij mbi atë se çfarë ne si femra mund të arrijmë”. – Michelle Obama
“Ji një femër që i mbështet femrat e tjera. Komplimentojeni njëra tjetrën, thoni fjalë motivuese, frymëzojeni njëra tjetrën”. – Iram Ahmed