Motivuese

“Suksesi mbetet hakmarrja më e mirë”

Fjalimi frymëzues i Dan Lok që ia vlen ta lexoni të gjithë…

Ndodhte disa herë një gjë e tillë. Ata do të më gjenin kudo ku të isha, do të më tërhiqnin zvarrë në ndonjë ambient të hapur dhe do të më rrihnin pa asnjë arsye. Ishin 2-3 djem që më rrihnin vazhdimisht kur isha i vogël, por nuk i kam treguar asnjëherë mamasë sime. Nuk doja ta shqetësoja atë, edhe pse kisha makthe gjatë natës. Më ndodhte të zgjohesha në mëngjes gjithë djersë dhe kisha frikë të shkoja në shkollë. Nuk e dija se kur apo ku do të më gjenin për të më rrahur sërish.

Gjatë asaj kohe, mami më bleu një fjalor elektronik të gjuhës angleze. Një fjalor i tillë kushtonte shumë, disa qindra dollarë dhe ne nuk i kishim mundësitë që ajo ta blinte një fjalor të tillë për mua. Por mamaja ime sakrifikoi aq shumë për mua, saqë zgjodhi edhe të emigronte në Kanada, vetëm që unë të kisha një mjedis më të mirë për të mësuar gjuhën angleze dhe të kisha një të ardhme më të mirë për veten time.

Në klasë më ndodhte që nuk e kuptoja se çfarë po thoshte mësuesja dhe hapja fjalorin elektronik. Shkruaja atje se çfarë thoshte mësuesja dhe fjalori më tregonte përkthimin e saktë. Mirëpo bashkëmoshatarët e tjerë në klasë talleshin me mua, ata nuk e kuptonin se për çfarë e përdorja atë fjalor dhe një ditë, një djalë i klasës erdhi drejt meje gjatë pushimit dhe më tha: “Hë, e paske nxjerrë sërish këtë kompjuterin tënd për të rënë më shumë në sy, ti djali nga Azia?” dhe ma mori fjalorin e filloi të vraponte nëpër korridoret e shkollës. Unë po e ndiqja nga pas dhe ai vazhdonte të vraponte. Po ngjitej nga kati i parë në katin e katërt. Unë isha pas ty. Ai gjeti një dritare të hapur dhe e hodhi fjalorin tim elektronik nga dritarja. Ai u thye…

Por një gjë e tillë nuk më ndali aspak. Unë mora një fjalor normal, një libër të zakonshëm dhe e binda veten të mësoja nga dhjetë fjalë të reja përditë. Përditë do të mësoja nga dhjetë fjalë dhe asgjë nuk do të më bënte të pushoja nga ky rregull që i vendosa vetes. Nuk doja që mami ta dinte se fjalori im elektronik nuk punonte më dhe mënyra e vetme për të mos rënë në sy, ishte të përmirësoja anglishten time përmes fjalorit normal. Ndonjëherë më duhet ta lexoja një fjalë me dhjetëra herë për ta mësuar mirë se si thuhej e se si shkruhej.

Lodhesha tejmase dhe tani jam i mërzitur e i nevrikosur kur mendoj se çfarë ndodhi, por sërish mendoj se ajo ndodhi më ndihmoi të bëhem ky që jam sot. Ajo ngjarje më mësoi të mos e justifikoja veten dhe mendoj se për çdo gjë të keqe që mund të na ndodhë në jetë, ne duhet të mësojmë se si të nxjerrim më të mirën e mundshme për të përfituar edhe prej saj.

Isha unë ai që nuk dija asnjë fjalë anglisht dikur e jam po unë ai që ka shkruar disa libra në gjuhën angleze dhe ka ndikuar me fjalimet e tij tek mijëra njerëz. Sepse unë mendoj se nuk ka rëndësi se nga vjen, sa të pasur i ke prindërit, apo se sa kushte mund të të mungojnë. Ti gjithsesi mund t’ia dalësh. Nëse ia vendos vetes si synim, mund t’ia dalësh. Mbaje përherë në mëndje, se suksesi mbetet hakmarrja më e mirë.

Leave a Reply

Back to top button