Bota

Sulmet e Parisit dhe trashëgimia e keqe e luftërave civile në Ballkan

kallashe

Nga Colin Freeman

“Daily Telegaph”

Si një vend që ka vuajtur tashmë plagët e shkaktuara nga terrorizmi, skenat e tmerrshme të fundjavës së kaluar në Paris, kanë një familjaritet të zymtë për të gjithë britanikët. Megjithatë, për të gjithë ata që ndoqën raportimet mbi masakrën e së premtes së 13 nëntorit në Sallën e Koncerteve Bataclan, apo sulmin e muajit janar mbi “Charlie Hebdo”, mund të them se ka diçka që i dallon nga bombardimt e 7 korrikut 2005 në Londër.

Dhe kjo është natyra e frikshme e armëve të përdorura – jo thika apo bomba artizanale – por automatikë kallashnikov, lloji i armës vrasëse dhe shumë e efektshme, që kurrësesi nuk duhet të bjerë në duart e civilëve. Fatmirësisht në Britani, një kombinim i kontrolleve të rrepta mbi armët pas masakrës Hungerford dhe kufijve të ruajtur me policë, e bën të vështirë blerjen e një arme të tillë në mënyrë të paligjshme.

Dëshmi e kësaj është edhe fakti, se sa herë që “Scotland Yard” arrin që të kapë armë nga tregtarët ilegalë, ato shpesh rezultojnë të jenë një koleksion pistoletash gjysmë-antike të Luftës së Dytë Botërore, apo dhe shotganë të vjetër. “Ne shohim shumë pak kallashnikovë në Britani”,- thotë Jan Overton nga organizata bamirëse “Aksioni kundër Dhunës së Armatosur”. “Dhe ato që zbulohen zakonisht çaktivizohen. Unë mund të kujtoj vetëm një rast, ku dikush e përdori në një incident”. Ndërkohë homologët e tyre evropianë zbulojnë kallashkikovë dhe modele të tjera të pushkëve automatike, në pothuajse të gjitha incidentet terroriste të frymëzuara nga ISIS-I në Evropën kontinentale përgjatë këtij viti, nga sulmet në festivalin e karikaturave në Danimarkë në shkurt, deri tek personi i armatosur në trenin francez në Thalys në gusht, plani i të cilit u pengua nga dy ushtarakë amerikanë.

Natyrisht, këtu pjesë e problemit nuk është vetë furnizimi me armë, sesa furnizimi i njerëzve të gatshëm t’i përdorin ato në raste të tilla, kundër bashkëqytetarëve të tyre. Por le të ketë mos kemi asnjë dyshim: Kallashnikovi e bën punën e një terroristi shumë më të lehtë, se çdo lloj tjetër arme.

Një armë që mund të realizojë 30 të shtëna njëkohësisht para se të rimbushet, i përket një kategorie tjetër, e prodhuar jo për sport apo gjueti, por për të luftuar dhe fituar luftëra apo edhe kryengritje.

Dhe me vetëm 17 pjesë të lëvizshme, kallashnikovi është gjithashtu shumë i lehtë për të vepruar, duke mos patur nevojë që të përdoren falë kompetencës së ndonjë ushtari të trajnuar, por nga çdo rrugaç i paarsimuar që dëshiron të lërë shenjën e tij. Dhe unë e di këtë fakt. Në vitin 2008, kam kaluar 6 javë i marrë peng nga një grup somalezësh, që vazhdimisht  më mbanin të drejtuar tytën e kallashnikovit në kokë. Shumica e tyre ishin adoleshentë, kualifikimi i vetëm të cileve në jetë, duke se ishte mundësia e pasjes së një arme.

Pra pse këto armë që zakonisht lidhen me pjesët më të dhunshme të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, i  shohim të përdoren në rrugët e Evropës? Përgjigja e shkurtër, është se Evropa ndodhet aty ku shumë prej këtyre armëve janë prodhuar, trashëgimi e fabrikave të mëdha të armëve që u përhapën në të gjithë Evropën Lindore gjatë Luftës së Ftohtë, dhe prodhimet e të cilave u derdhën në të gjithë Ballkanin gjatë luftërave të viteve ‘90.

Ndryshe nga trashëgimia tjetër e armatimit vdekjeprurës të bllokut sovjetik – armët bërthamore – kallashnikovët nuk amortizohen me kalimin e kohës. Ata janë po aq të qëndrueshëm, sa janë miqësorë me përdoruesin, dhe një AK-47 i prodhuar në vitin 1985, është sot po aq vdekjeprurëse sa ishte edhe kur u përdor gjatë luftës në Bosnjë.

Sot, ajo bërë e zakonshme të dëgjosh, që këto armë shiten në tregun e zi në të gjithë Evropën Lindore, ku shumë vende janë ende duke luftuar me milicinë e gangsterëve-kontrabandistë, që lindën në prag të rënies së komunizmit dhe luftërave civile në Ballkan. Për shembull vetëm në Shqipëri, vlerësohet se janë grabitur gjysmë milionë armë nga depot e ushtrisë, pas rënies së qeverisë në vitin 1997.

Dhe ndërsa një situatë e ngjashme ekziston në Serbi dhe Malin e Zi, mbizotëron ende një traditë në shumë zona rurale, sipas së cilës shtëpia nuk është e plotë pa një armë. Me kaq shumë armë në duar private, nuk është për t’u habitur që ato janë përhapur edhe në vende të tjera. Për shembull, trafikantët e drogës në portin francez të Marsejës, në mënyrë rutinore i lajnë hesapet me rivalët, duke përdorur kallashnikovë.

Po kështu veprohet edhe në ishullin turistik grek të Kretës, ku kam mbuluar një histori të çuditshme disa vite më pare, mbi mënyrën se si barinjtë vendas e përdornin kallashnikovin për të mbrojtur prodhimet e tyre të marijuanës nga policia. Megjithatë, në kuadër të sulmeve të fundit në Paris, dikush mund të pyesë se sa kohë mund të zgjasë kjo situatë.

Diçka është e sigurtë:këto armë nuk janë duke u përdorur vetëm nga gangsterët kundër gangsterëve të tjerë, por nga terroristë që synojnë të realizojnë masakra të industrializuara të njerëzve të pafajshëm.

Ndërkohë, Europa Lindore nuk është më një koleksion shtetesh ish-komuniste të falimentuara ose ndërluftuese, nga të cilët mund të pritet veçse pak më mirë. Shumica e tyre janë tashmë anëtarë të Bashkimit Evropian – ose si Kosova, Serbia dhe Shqipëria, shumë të etura për të hyrë në klubin evropian. Kjo nuk do të thotë se armët nuk do të kontrabandohen më pas nga shtete të reja ndërluftuese si Ukraina dhe Libia, të cilat tashmë besohet se po e tregtojnë në Evropë stokun e armëve të veta.

Por në qoftë se BE-ja dëshiron të parandalojë mizori të tjera si kjo e fundit në Paris – dhe marrë masa të ashpra mbi armë të tjera shumë të rrezikshme – ajo duhet që të sigurojë tregje të reja gjysmë-formale, për të siguruar se ekzistojnë disa “vrima të zeza” ku është e mundur të blihen armët e luftës. Në të njëjtën kohë, ajo gjithashtu mund të shqyrtojë nëse kontinenti ka diçka për të mësuar nga ligjet ultra-strikte mbi armët në Britani. Po, ato e bëjnë jetën më pak argëtuese për sportistët që i binden ligjit. Por nëse nga ana tjetër ato ua bëjnë jetën të vështirë fanatikëve të ISIS-it, ky mund të jetë një çmim që ia vlen të paguhet.

Daily Telegraph – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button