Në pamundësi për të zgjeruar territorin që kontrollon, Shteti Islamik po shkel në njëjtin shteg si Al-Kaeda dikur:terrorizimin ndërkombëtar. Por nga ana e tij, edhe Perëndimi duket se do ta ketë të vështirë të triumfojë kundër ISIS-it, në rast se nuk dërgon trupat tokësore në terren, por mjaftohet vetëm me bombardimet nga ajri
Nga Olivier Roy
“NYT”
Firence, Itali – Sikurse është shprehur presidenti i Francës, Fransua Holond, vendi është në luftë me Shtetin Islamik. Franca e konsideron grupin xhihadist, si armikun e saj më të madh sot për sot. Ajo po e lufton ISIS-in në vijën e parë të frontit, së bashku me amerikanët në Lindjen e Mesme, dhe si kombi i vetëm perëndimor që gjendet Sahel të Malit në Afrikë.
Parisi është angazhuar në këtë betejë që prej vitit 2013, me një numër forcash të armatosura shumë më të madh sesa Shtetet e Bashkuara. Të premten e javës së shkuar, Franca pagoi një çmim të lartë për këtë. Mesazhet që shprehin solidaritet, erdhën nga e gjithë bota perëndimore. Megjithatë, Franca qëndron në mënyrë të çuditshme e vetme: Deri më tani, asnjë shtet tjetër nuk e ka trajtuar ISIS-in, si kërcënimin më të madh strategjik në botën e sotme.
Aktorët kryesorë në Lindjen e Mesme, i cilësojnë armiqtë e tjerë si më të rëndësishëm. Kundërshtari kryesor i Bashar Al-Asadit është opozita siriane – tashmë edhe objektivi kryesor i Rusisë, e cila e mbështet rregjimin risian. Asadi kërkon në fakt të përfitojë nga të mos paturit asgjë mes tij dhe ISIS-it: Kjo do t’i mundësojë atij ta shfaqë veten, si bastioni i fundit kundër terrorizmit islamik, duke kërkuar nga Perëndimi legjitimitetin që ai humbi për shkak të dhunës ekstrme kundër popullit të tij .
Qeveria turke është shumë e qartë:Armiku i saj kryesor është separatizmit kurd. Dhe një fitore e kurdëve sirianë mbi ISIS-in, mund të lejonte Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit që të fitonte një territor të vyer, prej nga ku mund të rifillojë luftën e saj të armatosur kundër Turqisë. Kurdët, qofshin sirianë apo irakenë, duan që të shkatërrojnë ISIS, po aq sa edhe të mbrojnë kufijtë e tyre të rizbuluar. Ata shpresojnë që bota arabe të bëhet më e ndarë se kurrë. Kurdët duan të pushtojnë Sinjarin, për shkak se qyteti ndodhet në një zonë kurde. Por ata nuk do të sulmojnë Mosulin, sepse kjo do të ishte një lëvizje në ndihmë të autoriteteve në Bagdadit.
Për kurdët e Irakut, rreziku kryesor është forcimi i qeverisë qendrore dalin në Bagdad, pasi kjo e fundit mund të sfidojë pavarësinë de facto të Kurdistanit të Irakut. ISIS-i është në mënyrë të heshtur dakord me krijimin e një republike të tillë. Shiitët e Irakut, pavarësisht faktit se përballen me presione të vazhdueshme nga SHBA-ja, nuk duken të gatshëm të vdesin për të rimarrë Falluxhan.
Ata do të mbrojnë kufijtë sektare, dhe nuk do të lejojnë kurrë pushtimin e Bagdadit. Por ata nuk kanë ndonjë nxitim në rrikthimin e pakicës sunite në krye të lidershipit të vendit. Nëse kjo gjë realizohet, ata do të duhet ta ndajnë pushtetin me të.
Për sauditët, armiku kryesor nuk është ISIS-i, për shkak se paraqet një formë të radikalizmit sunit, të cilën në fakt e kanë mbështetur gjithmonë. Prandaj ata nuk bëjnë asgjë kundër grupit xhihadist, armiku kryesor i Riadit është Teherani. Iranianët, nga ana e tyre, duan të përmbajnë ISIS-in, por jo domosdoshmërisht për ta shkatërruar:Ekzistenca e Shtetit Islamik e pengon kthimin e llojit të koalicionit arab sunit, që u shkaktoi atyre probleme të mëdha gjatë luftës së tyre me Irakun nën Sadam Huseinin.
Pastaj është Izraeli, i cili vetëm mund të kënaqet teksa vështron luftën e Hezbollahut kundër arabëve, rrënimin e Sirisë, zhytjen e Iranit në një luftë të pasigurtë, ndërsa të gjithë e kanë harruar për momentin çështjen palestineze. Me pak fjalë, asnjë lojtar rajonal, nuk është i gatshëm të dërgojë forcat e tij në terren, për të rimarrë territoret e puashtuara nga ISIS-i.
Pastaj edhe pas sulmeve të Parisit, ndryshe nuk janë as amerikanët. Strategjia aktuale e Uashingtonit mbështetet në zhvillimin e një lufte nga larg, të bazuar tek sulmet ajrore;SHBA nuk ka vullnet politik për të dërguar trupa tokësore. Kësisoj përmbajtja e armikut, do të duhet që të realizohet vetëm përmes vrajses së terroristëve nga bombardimet me dronë. Por asnjë luftë nuk është fituar, pa dërguar në terren këmbësorinë.
Megjithatë, në rast se Francës i mungojnë mjetet për të përmbushur ambiciet e saj, për fat të mirë për hir të saj, po kështu është edhe për ISIS-in. Ngjashëm me Al-Kaedën më herët, sukseset e ISIS-it po arrijnë gjithnjë e më tepër që të rrëmbejnë titujt kryesorë në media, si dhe vëmendjen e mediave sociale. Sistemi i Shtetit Islamik ka mbërritur tashmë kufijtë e tij.
Ai pati dy kahje:zgjerimin e rrufeshëm në aspektin territorial, dhe shoku e frikën që e pasoi. ISIS-i vështirë se është një “shtet” islamik, vetëm për shkak se ndryshe nga talebanët, ai nuk pretendon ndonjë territor apo kufij specifikë. Është më shumë një lloj Kalifati, gjithnjë në raport me metodën e pushtimit – duke pushtuar territore të reja, rekrutuar myslimanë nga e gjithë bota – ashtu si lëvizja ekspansioniste myslimane gjatë shekullit të parë të Islamit.
Ky tipar ka tërhequr mijëra vullnetarë, të motivuar nga ideja e të luftuarit për Islamin global, sesa vetëm për një pjesë të Lindjes së Mesme. Por arritjet e ISIS-it tashmë janë kufizuar; nuk ka më zona në të cilat ai mund të zgjerohet duke pretenduar të jetë një mbrojtës i popullatave sunite arabe. Në very janë kurdët; në lindje, shiitët e Irakut; në perëndim, alavitët që tashmë mbrohen nga rusët. Dhe të gjithë po i rezistojnë kalifatit.
Në jug, nuk kanë simpati për ISIS-in as libanezët, që shqetësohen për fluksin e refugjatëve sirianë, as jordanezët, të cilët janë ende duke e marrë veten nga ekzekutimi i tmerrshëm i një prej pilotëve dhe as palestinezët. I mbërthyer në Lindjen e Mesme, ISIS-i po nxiton t’i jape një shtysë të mëtejshme terrorizmit global.
Sulmi kundër Hezbollahut në Bejrut, kundër rusëve në Sharm El-Sheikh dhe sulmet në Paris, kishin të njëjtin qëllim:terrorin. Por ashtu si ekzekutimi i pilotit jordanez, ngjalli patriotizmin edhe në mesin e popullatës heterogjene të Jordanisë, edhe sulmet në Paris, do ta kthejnë betejën kundër ISIS-it në një çështje kombëtare.
Shteti Islamik do të ndeshë të njëjtin problem si Al-Kaeda:Terrorizmi i globalizuar, nuk është më efektiv, strategjik, sesa kryerja e bombardimeve ajrore pa forca në terren. Shumë ngjashëm me Al- Kaedën, ISIS-i nuk ka mbështetje të gjerë në mesin e myslimanëve që jetojnë në Evropë. Ai rekruton vetëm personat tejet të margjinalizuar.
Çështja tanimë është si për të përkthehet në veprim, zemërata që ngjallën sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris. Një operacion masiv tokësor nga ana e forcave perëndimore, si ai i kryer në Afganistan në vitin 2001, duket se jashtë diskutimit, edhe për shkak se një ndërhyrje ndërkombëtare, do të shkaktonte konflikte lokale të pafundme.
Edhe një ofensivë e koordinuar nga fuqitë lokale duket e pamundur, duke pasur parasysh dallimet e mëdha ndërmjet qëllimeve të tyre dhe motiveve të fshehta:Kjo do të kërkojë arritjen e një marrëveshje politike mes aktorëve rajonalë, duke filluar me Arabinë Saudite dhe Iranin. Pra, rruga përpara është e gjatë, në mos ndodhtë që befas ISIS-it të rrënohet nën kotësinë e aspiratave të veta ekspansioniste, apo tensioneve midis rekrutët e saj të huaj dhe popullsive lokale arabe. Në çdo rast, ISIS është armiku më i keq i vetvetes.
Shënim: Olivier Roy është profesor në Institutin e Universitetit Evropian në Firence dhe autor i librit “Islami i globalizuar”
Sjellë në shqip nga bota.al