Bota

Superprotesta kiliane, e çuditshme si nuk ka shpërthyer më parë

Giovanni De Mauro

“Kili duket si një oaz sepse kemi një demokraci të qëndrueshme dhe ekonomia është në rritje”. Pas tre mijë të arrestuarve, një mijë të plagosurve, nëntëmbëdhjetë të vdekurve në manifestimin më të madh në historinë e vendit, që nxori në rrugë një million njerëz, fjalët e miliarderit Sebastian Pinera, njëkohësisht president i Kilit, thënë vetëm pesëmbëdhjetë ditë më pare, në një intervistë me Financial Times, duken krejtësisht surreale.

Si është e mundur që befas Kili e shndërroi veten nga një oaz stabiliteti në terrenin e një konflikti shoqëror dhe politik aq të madh? “Jo nuk janë 30 pesos, janë më shumë”, brohorasin protestuesit. Problemi nuk është rritja e biletës të metrosë në Santiago me 30 pesos, që shkaktoi protestat, por tridhjetë vjet rënie në shëndetësi, arsim dhe pensione.

Në këtë vend me 18 milion banorë, treguesit e pabarazisë janë të thellë. Nga njëra anë, Kili ka PBB-në më të lartë për frymë në Amerikën e Jugut. Nga ana tjetër 30.5 për përqind e pasurisë përfundon në duart e vetëm 1 përqind të popullsisë. Në vitin 2012, totali i të ardhurave të pesë kilianëve më të pasur (përfshirë edhe miliarderin Pinera) ishte e barabartë me të ardhurat totale të pesë milion Kilianëve më të varfër.

Uji është në duart e kompanive private, gjysma e punëtorëve nuk fitojnë më shumë se 488 euro në muaj, pensioni mesatar i grave është 1239 euro dhe kushtetuta aktuale është akoma në fuqi. Ligjet janë kryesisht ata të imponuara në 1980 nga junta ushtarake, e njëjta që në 1973 ndaloi me dhunë revolucionin socialist dhe demokratik të Salvador Allendes.

Protestat do të kenë sukses nëse bëhen programe politike dhe kërkojnë ndryshime qeveritare. Siç vëren Marcelo Mella, studiuesi politik kilian, në një vend ku në zgjedhjet e fundit votuan vetëm 49 për e votuesve mobilizimi i madh i këtyre ditëve duket si një përmbysje të trendit pas “tridhjetë vjetësh të gjatë të depolitizimit në rritje”. Gjëja e çuditshme nuk është pse protestat në Kili kanë shpërthyer tani, befasuese është pse jo deri më sot. /Internazionale

Leave a Reply

Back to top button