Kur ishte fëmijë, gjyshja e saj e ngarkonte me thasë me patate dhe e rrihte me dru. Fillimisht u përdhunua nga xhaxhai i saj, më pas nga kushëriri dhe në fund, nga një shok i nënës së saj. Në moshën 14 vjeçare, ajo mbeti shtatzënë dhe u largua nga shtëpia. Fëmijën e lindi para kohe dhe fatkeqësisht, i vdiq shpejt.
Më pas, ajo u transferua për të banuar tek i ati i saj. Në moshën 17 vjeçare, fitoi një konkurs për tëdrejtuar një edicion lajmesh përgjatë ditës në një radio lokale. Në moshën 19 vjeçare, u ngrit në detyrë. Nisi të drejtonte edicionet e lajmëve të Nashville dhe më pas, kaloi në drejtimin e lajmeve kombëtare. Këtu nisi të haste pengesa, sepse transmetonte shumë lajme me ngarkesë emocionale. Për këtë arsye, u pushua nga puna.
Por çfarë bëri? E ktheu dobësinë e saj në forcë dhe ndërtoi një shfaqeje televizive të ngritur mbi bazën e empatisë. Programi po ecte aq mirë saqë, dy vjet më vonë, kaloi në transmetim kombëtar. Që nga ky moment, nisi dhe suksesi i madh i saj. Programi u bë ndër më të ndjekurit në historinë amerikane. Jo për një ditë, por për 25 vite radhazi.
Ajo është konsideruar si një nga femrat me më tepër ndikim në botë. Filloi nga hiçi dhe u shndërrua ndër femrat më të pasura afrikano-amerikane në botë, me një pasuri që përllogaritet të jetë rreth 2.7 miliardëdollarë. Një pjesë të kësaj pasurie, ajo e përdor për të ndihmuar personat në nevojë.
Ka themeluar shoqata dhe shkolla për të kundërshtuar padrejtësitë sociale të kohës së sotme, që nga racizmi, seksizmi, analfabetizmi dhe varfëria. Ka fituar çmim Oscar si humaniste dhe ka marrë prej ish presidentit Obama një medalje për lirinë. Nëse vajza juaj do t’ju kërkojë t’i tregoni një model femre, tregojini atë, Oprah Winfreyn.