Psikologji

Talenti është i lindur, apo mund të fitohet?

Kur unë isha 7 vjeç, më dhanë një këngë për ta kënduar bashkë me korin e shkollës në një koncert. Do të këndoja përpara 500 nxënësve të tjerë të shkollës sime në gjuhën indiane, në gjuhën time amtare dhe kur dola në skenë, u hutova komplet. Nuk po e mblidhja dot veten nga gjithë ata nxënës që më shihnin dhe që filluan të qeshnin që nga momenti i parë, kur unë nisa të këndoja. Më kapën emocionet, aq sa harrova edhe si vijonte kënga. Ndërkohë që ata të gjithë qeshnin me mua, unë fillova të qaja dhe një mësuese erdhi dhe më largoi nga skena.

Kjo ishte hera ime e parë në skenë. Kur bie fjala tek talenti, neve shpesh na shkon mendja tek gjigandët e teknologjisë, Steve Jobs, Bill Gates etj. Në të vërtetë, unë mendoj se edhe pa e pasur të lindur një talent, nëse diçka e do vërtet ta arrish, mundesh ta arrish. Më sipër ju tregova eksperiencën time të para përpara një audience, ndërkohë që sot mund të flas pa problem përpara 100, 1000 apo 10000 personave. Por çfarë duhet të bësh edhe ti për të korrur sukses e për t’i kapërcyer frikërat e tua?

Së pari, praktikohu. Edhe pse mund të duket si klishe e thënë kudo, praktika të aftëson pamasë në një aspekt të caktuar. Vetëm duke e praktikuar vazhdimisht diçka që e pëlqen, mund të arrish ta bësh atë në mënyrë akoma më të mirë.

Së dyti, beso tek ajo që bën, apo tek ajo që thua. Është shumë e kotë të bësh, apo të thuash diçka që nuk e ndjen. Do të ndihesh bosh përbrenda. Atë që e thua dhe do që të ketë ndikim tek të tjerët, duhet ta ndjesh.

Së treti, mos u ndiko nga mendimi yt se si do të mendojnë të tjerët për ty. Ti nuk do e bësh diçka për opinionin e të tjerëve. Duhet të kuptosh se ti po e bën atë gjë për të ndikuar tek të tjerët, por nuk ke pse ndihesh keq për disa opinione negative, pasi jo të gjithë do të mendojnë mirë për ty.

Vetëm pasi të kesh realizuar këto tri pika, atëherë mund të thuash me siguri se ke arritur t’i kapërcesh frikërat e tua dhe suksesi është një hap që do të të paraqitet në mënyrë të padiskutuar në jetë.

Jay Shetty

Leave a Reply

Back to top button