Morali, moderimi, disiplina: themelet e feve kanë lindur me mirëqenien
Morali, moderimi në shijimin e të mirave (dhe kënaqësive) materiale, asketizmi … Këto tema janë bashkojnë fetë e mëdha si Krishterimi, Islami, apo Budizmi. Por, për Nicolas Baumard, psikolog në Supérieure Ecole Normale në Paris, ky “moral” lind vetëm kur njerëzimi arrin mirëqenien. Domethënë, kur ne kemi burime të mjaftueshme për ta dhënë atë …. “Ka qenë një kohë (nga 800 deri në 200 para Krishtit), në të cilën u shfaqën traditat shpirtërore, që çuan në fetë moderne”, thotë Baumard.
“Sipas teorisë tonë, këto lëvizje kishin të përbashkët vënien e theksit të veçantë tek vetë-kontrolli: në ushqim, seks, pasuri (varfëria vullnetare është një vlerë) ose në suksesin social (bëheshin eremitë apo murgj)”.
REVOLUCIONI
Me një model matematikor, Baumard pa se faktori që më së miri shpjegon evolucionin e feve “moralizuese” në shoqëri ishte mundësia për të patur ushqim të mjaftueshëm. “Vetëm atëherë mund të lëviznin nga strategjitë e mbijetesës afatshkurtër, tek vetë-disiplina, për të bërë sakrifica dhe për të ndjekur projektet e së ardhmes”, shpjegon ai. “Dhe ky ndryshim psikologjik është reflektuar tek fetë”. /bota.al