Shendeti

Tashmë muzika futet si terapi edhe në kirurgji

Muzika si terapi funksionon në mjedise të ndryshme, nga spitalet e deri tek shtëpitë. Nga studimet e fundit thuhet se muzika i bën mirë trurit dhe të bën më inteligjent.

Muzika klasike ka një efekt qetësues për të sëmurët kardiovaskular. Terapia muzikore së fundmi po përdoret edhe në kirurgji. Dobi të tjera të muzikës janë forcon imunitetin, relakson muskujt, zbusin efektin e stresit kronik, ndihmon gjatë lindjes etj.

Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të vetmen arsye, se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës.

Është zbuluar se, vendosja në sfond e muzikës së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqendrimit dhe të performancës./Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close