Bota

Të dhënat tronditëse: Covid-19 po i sëmur më shpesh njerëzit

Nga Sarah Neville

Kur doktor Dejvid Strein takoi një pacient 64-vjeçar në repartin e tij u trondit. Më pak se 6 muaj më parë, e kishte trajtuar atë për Covid-19. Tani, përkeqësimi i shëndetit të tij ishte shumë i dukshëm. “Ai u shtrua në spital me një goditje në tru, dhe me një gjendje delirishumë të rëndë, një pararendëse e demencës. Unë e pashë pacientin, e njoha dhe vura se re se truri i tij ishte plakur shumë”- thotë mjeku.

Po atë ditë dr.Strein, që jep leksione në Universitetin Ekseter, kishte lexuar një studim të ri, që fliste për një tkurrje të konsiderueshme të trurit tek një grup prej rreth 400 personash të moshës midis 5181 vjeç, të cilët ishin shëruar nga koronavirusi.

Ai studim forcoi bindjen e Strein se Covid-19, ka prodhuar një lloj vale pas goditëse epidemiologjike, që i ka lënë njerëzit shumë më të ndjeshëm ndaj një sërë kushtesh të tjera, duke kërcënuar sistemet globale shëndetësore, që tashmë po përballen me burime të pamjaftueshme dhe me një popullsi në plakje.

“Ai studim më bëri të kuptoj, se kjo është diçka me të cilën do të përballemi në një mënyrë shumë më serioze edhe në të ardhmen e afërt”- thekson ai. Ndërsa më shumë të dhëna do të grumbullohen gjatë viteve të ardhshme, ka tashmë shumë prova që mbështetin shqetësimet e tij.

Një analizë e “Financial Times” bazuar tek të dhënat e sistemit shëndetësor kombëtar nëBritani (NHS), tregoi një rritje të konsiderueshme të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës që nga fillimi i pandemisë në të gjitha grupmoshat, përveç atyre më të vjetra. Në grupmoshën 40-64 vjeç, vdekjet nga sulmi në zemër u rritën me 15 për qind në vitin 2021, krahasuar me vitin 2019.

Ndërkohë, në shkurt të këtij viti, një analizë e më shumë se 150.000 të dhënave nga bazat e të dhënave kombëtare të kujdesit shëndetësor në Departamentin e Çështjeve të Veteranëve të SHBA-së, sugjeroi se edhe disa njerëz që nuk ishin sëmurur rëndë me Covid-19, kishin një rrezik në rritje nga problemet kardiovaskulare edhe për të paktën një vit më pas.

Studiuesit zbuluan se shkalla e shumë prej gjendjeve të tilla, si dështimi i funksionimit tëzemrës dhe goditjet në tru, ishin dukshëm më të larta tek njerëzit që ishin shëruar nga Covid-19, sesa tek njerëzit e tjerë që nuk ishin infektuar nga koronavirusi.

Ajo çka është veçanërisht alarmante, është se këto janë kushte të përjetshme”- thotë dr.ZijadAlAli, shef i kërkimit dhe zhvillimit në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor në Sent Louis, dhe epidemiolog klinik në Universitetin e Uashingtonit. Ndërkohë, 4 për qind më shumë u prekën nga insuficienca kardiake pas një infeksioni me Covid-19 sesa ata që nuk ishin infektuar.

“A do të mjaftojë kjo për të ngritur barrën e sëmundjeve kronike, dhe për të shtuar presionin mbi sistemet e kujdesit shëndetësor? Ne mendojmë se përgjigja është po” shton ai. Por disa studiues paralajmërojnë se është shumë herët të nxirren përfundime të gjera nga të dhënat e kufizuara.

Dr.Kristofer Marrej, drejtor i Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit me seli Siatëll, SHBA (IHME), thotë se rritjet mund të reflektojnë gjithashtu mospërputhje në raportim. Për shembull në vitin e parë të pandemisë, shumë nga vdekjet tek të moshuarit lidheshin me demencës, kur ato në fakt mund të kenë qenë për shkak të Covid-it të padiagnostikuar, që kishte një shkallë të lartë vdekjesh te të moshuarit.

Edhe pse provat janë ende në mbledhje e sipër, për mjekët po bëhet tashmë e qartë se janëduke u përballur me një barrë më të lartë të sëmundjes në popullatë, qoftë për shkak të rritjessë ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të rënda pas Covid-19, apo nga ndikimi i zgjatur, por ende pak i kuptuar i CoviditGjatë, apo nga një numër më i madh pacientësh.

Njëkohësisht, gjatë 2 viteve të fundit shumë punonjës kanë humbur jetën apo kanë pësuar njëlodhje ekstreme mendore dhe fizike në përballje me pandeminë në vijën e parë të luftës ndaj saj. Kapaciteti ynë mund të zvogëlohet në një kohë kur kërkesa në popullatë po rritet”-paralajmëron Erik Shnajder, nënkryetar ekzekutiv në Komitetin Kombëtar për Sigurimin e Cilësisë, një organizatë jofitimprurëse që fokusohet në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Ky kombinim i niveleve në rritje të sëmundjeve dhe burimeve të pakta, po i detyron ekspertët mjekësorë të rivlerësojnë mënyrën se si e praktikojnë mjekësinë dhe si e organizojnë kujdesin shëndetësor, duke i vënë një theks më të madh kujdesit parandalues, punës bashkëpunuese dhe teleshëndetit për të menaxhuar sëmundjet kronike dhe për të forcuar shëndetin e popullatës.

Një nga leksionet që na ka mësuar pandemia, thonë ekspertët, është shkalla në të cilën ndërpriten shërbime të ndryshme shëndetësore, dhe se si kjo ndikon në potencialin e pacientëve për t’u rikuperuar. “Unë mendoj se lidhja midis rreziqeve të sëmundjeve kronike, si diabeti dhe obeziteti, dhe rezultateve të sëmundjeve infektive, të cilat njerëzit i dinin në mënyrë abstrakte, është bërë aq shumë e prekshme gjatë Covid-it, sa që po i rrëzon disa nga këto barriera,” thotë Marrej.

Ndërsa përballen me kërkesën në rritje, shumë sisteme shëndetësore nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të përdorin stafin ekzistues në një mënyrë më fleksibile. Edhe para pandemisë, ekspertët llogaritën se bota kishte 6.4 milionë mjekë dhe gati 31 milionë infermierë më pak nga numrat e nevojshëm për të ofruar një kujdes shëndetësor të sigurt dhe me cilësi të lartë.

Në këtë kontekst, sigurimi i burimeve që plotësojnë kërkesën, mund të sjellë një sistem më të organizuar të shtresëzimit të rrezikut, me marrjen parasysh të dobësive individuale të pacientëve përpara se të merren vendimet, jo vetëm për trajtimin e tyre, por edhe për nivelin e profesionistit të kujdesit shëndetësor që duhet ta sigurojë atë.

Tani e tutje do të kërkohen vlerësime shumë më të sakta të rrezikut individual, ndoshta duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale për të analizuar grupet e të dhënave të mëdha.Në disa raste, kjo mund të nënkuptojë që pacientët të punojnë me trajnerë dhe jo me staf klinik për tu kujdesur për shëndetin e tyre, ndoshta me mbështetjen e teknologjisë.

Marrë me shkurtime / Financial Times” – Bota.al

Back to top button