Your Life

Të falësh nuk do të thotë të harrosh

Edhe pse të kam falur, nuk kam harruar

Falja është një veprim i domosdoshëm për mbijetesën tonë, vetëm kështu ne mund të ecim përpara dhe të heqim dorë nga gjithçka që ka qenë. Të mësosh të falësh edhe ata që nuk duan të falen, është e vështirë dhe e komplikuar, por edhe në atë rast ky gjest është i domosdoshëm për veten tonë, për t’u pajtuar, për të pastruar zemrën dhe shpirtin nga të gjitha ato emocione negative që sjell një tradhti. Por të falësh nuk do të thotë të harrosh.

Si mund të falësh?

Të flasësh për faljen është gjithmonë e vështirë. Pse duhet t’u japim një shans të dytë atyre që kanë tradhtuar besimin tonë dhe na kanë thyen zemrat, pa vonesë? Për veten tonë, për të gjetur paqe dhe për të mësuar se si të ngrihemi pas rënies më të keqe.

Falim, që të kthehemi të jetojmë

Falja na bën më të mirë se ata që na kanë ofenduar dhe tradhëtuar, edhe nëse shpesh perceptimi që kemi është se, duke e lënë diçka, ne po e pranojmë atë për atë që është, një lloj shfajësimi ndaj atyre që na kanë lënduar.

Të ripajtohesh me botën nëpërmjet faljes

E vërteta është se falja është hapi i parë i madh për një lumturi të ripërtërirë dhe të paprecedentë: është ky akt, në fakt, që na shëron gjithmonë, i njëjti që na lejon të pajtohemi me jetën, me botën dhe me veten tonë.

Një lëndim i shpirtit dhe zemrës

Por të falësh nuk do të thotë të harrosh. Ne mund të zgjedhim t’i japim vetes një mundësi tjetër, sepse thellë-thellë e meritojmë atë, por rrallë do të jemi në gjendje të shërojmë atë plagë që mbajmë në zemrat tona.

Plagë e përjetshme

Një plagë që do të shërohet nga falja jonë, nga aftësia për të lënë të lirë dhe për të filluar nga e para, por do të mbetet përgjithmonë brenda nesh si një përvojë e dhimbshme që nuk mund të harrohet.

Falja nuk na bën të harrojmë

Por kalimi i kohës na lë me plagë në shpirt që nuk mund t’i harrojmë, të njëjtat përmes të cilave mund të kalojë inati dhe zemërimi që menduam se i kishim eleminuar përgjithmonë.

Mbyll një derë dhe hap një tjetër

Edhe ajo derë e hapur, ku del hidhërimi, duhet të mbyllet për të jetuar në paqe dhe për të hapur një derë të re, këtë herë të bërë nga drita.

Kujtimet do mbeten

Ajo që është e sigurt është se rrallë do të jemi në gjendje të harrojmë, në fund të fundit, kujtimet janë bagazhet tona, ato që mbajmë gjithmonë me vete për të mësuar nga gabimet e së kaluarës, për të filluar nga e tashmja.

Mësimi më i madh

E vërteta është se ato plagë ndonjëherë nxjerrin sërish gjak, thjesht sepse ato janë pjesë e rrugëtimit tonë, e historisë sonë. Pra, nëse nuk mund të harrojmë, le të sigurohemi që këto kujtime të mos ndikojnë në rrugën e re që kemi ndjekur, në jetën tonë të tashme. Ne e shndërrojmë faljen në shërim, një antidot për atë dhimbje, për ta bërë atë vetëm një përvojë të kaluar nga e cila, edhe me dhimbje, kemi mësuar shumë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button