Uncategorized

Të gjithë ata që udhëtojnë në Australia do të testohen para se të lirohen nga karantina

Të gjithë ata që kthehen në shtetin Australian të Victorias, do të duhet të testojnë negativisht për koronavirus para se të lirohen nga karantina, thotë kryeministri i Victorias, Daniel Andrews.

Victoria është shteti i vetëm në Australi që ka testuar dy herë udhëtarët e kthyer në ditën e tretë dhe ditën 11. Duke filluar nga e diela, testi i ditës së 11 do të bëhet i detyrueshëm dhe ata që nuk pranojnë ta zbatojnë do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë të tjera. Andrews tha gjithashtu se disa periferi mund të futen nën një urdhër qëndrimi në shtëpi ose ndonjë lloj bllokimi, nëse është e nevojshme. “Unë shpresoj se nuk do të arrijmë deri në atë pikë” tha ai.

Në total, janë kryer 40,000 testime që nga fillimi i programit. Andrews tha se situata aktuale është ” si një zjarr i ashpër”. CNN / bota.al  

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button