Ai nisi të këndonte dhe t’i binte kitarës që në moshën 4 vjeçare. Prindërit e tij nuk donin që ai të shihte shumë orë televizor, madje i kishin ndaluar edhe videolojërat. Por ai kishte shumë libra për artin dhe i lexonte ato gjithë kohës. Nuk i pëlqente shkolla, pasi “shokët” e tij e tallnin në shkollë. Në moshën 16 vjeçare, ai vendosi ta linte shkollën dhe të vazhdonte ëndrrën e tij për të depërtuar në industrinë muzikore.
Gjërat nuk shkuan ashtu siç ai priste të shkonin dhe përfundoi i pastrehë, shpesh duke fjetur nëpër trena. Rruga që ai shpresonte për të korrur famë, nuk rezultoi aq e lehtë dhe përfundoi i pastrehë, shpesh i pangrënë dhe duke fjetur nëpër rrugë, apo nëpër trena. Kjo gjë zgjati për tri vite, në të cilat ai nuk kishte as një vend kur të jetonte. Ed Sheeran shpenzoi ditë e netë të tëra duke kënduar në grupe të vogla, shpesh i paushqyer. Për habinë e tij, disa nga këngët e tij u bënë tepër të dëgjuara në iTunes, njëra nga të cilat arriti dhe vendin e dytë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara në iTunes. Suksesi i tij erdhi aq shpejt, saqë në fund të vitit, albumi që Ed kishte publikuar në iTunes u shit me mbi 801.000 kopje, duke kaluar në vendin e tetë si albumi më i shitur i atij viti.
Sot Ed Sheeran ka fituar një famë tepër të madhe, duke u bërë kompozitori i disa këngëve të Taylor Swift, One Direction, Justin Bieber dhe shumë artistëve të tjerë. Historia e tij është shembulli më i mirë, se asgjë nuk na jepet falas dhe se ai e meritoi suksesin që ka korrur. Nëse e lexojmë me vëmendje gjithçka që i duhet të kalojë në të shkuarën, bindemi se ai e meriton suksesin e tanishëm për shkak të punës së tij të palodhur. Shpesh ne shohim atë që dikush përfaqëson në të tashmen, duke e harruar se çfarë i është dashur atij personi të përballojë në të shkuarën. Ndaj, herë tjetër që të shohësh dikë të suksesshëm, mos mendo për suksesin e tij/saj tani. Mendo edhe pak për atë çfarë mund të ketë bërë ai person për të arritur aty ku është sot.