Kushdo që ka ethe dhe që do të kërkoj trajtim në çdo institucion mjekësor në Pekin do të testohet për Covid-19, tha të dielën një zëdhënës i komisionit shëndetësor të Pekinit.
Nga institucionet mjekësore do të kërkohet të kryejnë teste të acidit nukleik, teste antitrupash, teste të gjakut dhe skanime CT te këta pacientë. Masat u njoftuan pasi komisioni shëndetësor i Pekinit konfirmoi 43 raste të lidhura me tregun Xinfadi, tregu më i madh bujqësor në Pekin. Rastet e reja i dhanë fund rekordit 56-ditor të qytetit pa asnjë rast të ri me koronavirus.
Të gjithë punonjësit e tregut Xinfadi, si dhe banorët e lagjes lokale, do të testohen dhe vihen nën vëzhgimin mjekësor. Wu Zunyou, epidemiologu nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se shpërthimi ka të ngjarë të lidhet me ushqimet e detit ose mishin e kontaminuar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Për shkak se Pekini nuk ka pasur asnjë rast të transmetuar lokalisht në mbi 50 ditë, virusi teorikisht nuk duhet të ekzistojë atje, thotë Zunyou. CNN / bota.al