Motivuese

“Të huaj jemi”, poezi plot ndjenja nga Ismail Kadare. Kush ka dashuruar vërtet, duhet ta lexojë!

Në këtë artikull ju sjellim një ndër poezitë më të ndjera nga autori i mirënjohur, Ismail Kadare. Poezia trajton ndarjen, por jo për ndarjen ku ka mungesë ndjenjash. Autori trajton një ndarje me dhimbje, me kujtime të thella sa herë që ai vetë gjendet në vetmi dhe e kujton vajzën që donte. Edhe në gjumë ajo i del në ëndërr. Bëhet fjalë për një dashuri të madhe të thyer në mes me vendimin e të dyve, ama që ka lënë pas shumë dhimbje për të dy.

Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë ne vend kemi zënë.

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta edhe pirgje.

Por natën, kur i lodhur truri,
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh,
Shëtit mes cirkovulucionesh,
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti,
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu, që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.
Dhe ne të dy si dhe më parë,
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur,
Si dy qytete mesjetare.

Back to top button