“Disa gra zgjedhin të ndjekin burrat, dhe disa gra zgjedhin të ndjekin ëndrrat e tyre. Nëse po pyesni se në cilën rrugë të shkoni, mbani mend se karriera juaj nuk do të zgjohet kurrë një ditë dhe t’ju thotë se nuk ju do më”.
“Besimi është si një pasqyrë, ju mund ta rregulloni atë nëse është e thyer, por ju ende mund të shihni plasaritjen në të“.
“Mos lejoni që dikush në botë t’ju thotë se nuk mund të jeni saktësisht ai/ajo që doni të jeni“.
“Dashuria është si një tullë. Me të mund të ndërtoni një shtëpi, ose mund të fundosni një trup të vdekur”.
“Duhet të jesh unik, i ndryshëm dhe të shkëlqesh në mënyrën tënde”.
“Në fund të ditës, nuk do të jeni të lumtur derisa të doni veten tuaj“.
“Nëse e dua shumë një person, e dua edhe me të gjitha pjesët më të thella, më të errëta dhe më të sëmura që mund të ketë”.
“Muzika ime ishte e ndryshme në shkollën e mesme; Ne atë kohë këndoja për dashurinë – pra, për gjëra që nuk më interesojnë më”.
“Ndonjëherë në jetë nuk ndihesh gjithmonë si fitues, por kjo nuk do të thotë që nuk je fitues, thjeshtdëshiron të jesh si vetvetja. Unë dua që fansat e mi ta dinë se është në rregull edhe të mos fitosh gjithmonë”.
“Për të qenë ndryshe, është e lehtë. Por të jesh unik, është një gjë e ndërlikuar”.