Speciale

Të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, hindutë: Një histori e të gjithë Parajsave

Të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, hindutë: të gjithë përshkruajnë, sipas mënyrës së tyre, vendet ku njerëzit e drejtë e të mirë, do të takohen pas vdekjes. Ja cilat janë

Screen Shot 2016-03-19 at 08.57.28

Të parët që ëndërruan parajsën ishin sumerët, të cilët e quanin Dilmun:gjendet e përshkruar në një rrasë guri (rreth vitit 2500 P.E.S) si një vend i pastër dhe i bukur, ku nuk ekzistojnë sëmundje dhe nuk ka dhunë. Termi “parajsë” rrjedh ndërkaq nga fjala e persishtes së lashtë ‘piridaeza’, që do të thotë kopshte, park.

Nga grekët u përkthye si paradeisos, dhe kështu u riemërtua Kopshti i Edenit në Biblën e Shtatëdhjetës, domethënë përkthimi grek nga hebraishtja, të kryer në shekullin e tretë para Krishtit. Por parajsa njihet me shumë emra të tjerë, po aq sa ka edhe fe, të cilat përgjatë shekujve iu është premtuar adhuruesve të tyre: për hebrenjtë Sheolin; Fushat Eliziane për grekët e lashtë, Gan Eden për myslimanët, Toka e Pastër për budistët, Vaikhunta për hindutë.

Ato janë të gjitha vendet të qeta dhe idilike, të cilat megjithatë pasqyrojnë kulturat e ndryshme nga të cilat vijnë. “Parajsa është një dimension simbolik i nevojshëm për çdo kulturë, sepse ajo është një reflektim i një utopie sociale:në parajsë çdo gjë është e përsosur, pasi të gjithë jemi të barabartë dhe të lumtur.

Nuk ka konflikte midis teje dhe meje, jemi të gjithë të ndryshëm por në një trup të vetëm që është trupi ai i Zotit. Parajsa është gjithashtu edhe një vizion i madh psikologjik:përfaqëson kthimin e mitrës së nënës, ku realizohet më në fund bashkim i të dyve në një”- thotë Masimo Raveri, profesor i besimeve fetare të Azisë Lindore dhe filozofisë në universitetin “Ca’Foscari” në Venecia.

Ku ndodhet?

[real3dflipbook id=”1023″]

Leave a Reply

Back to top button