Kirk Douglas dhe gruaja e tij mbeten të pandashëm pas 64 viteve martesë, edhe pse qëndrojnë në karrige me rrota. Kirk Douglas është një emër që ne të gjithë e njohim, sidomos ata që janë në një moshë të caktuar e jo të rinj. Ne jemi rritur duke parë filmat e tij. Karriera e tij zgjati disa dhjetëvjeçarë dhe talentet e tij ishte i gjithanshëm. Atë mund ta shihje jo vetëm si aktor, por edhe si producent, apo autor i mbi 10 romaneve.
Atij i janë dhënë çmime, si Oskar për arritjet kinematografike e medalje presidenciale për lirinë dhe është mirënjohës për këto çmime. Në moshën 101 vjeçare, ai gjithashtu ka dhe diçka tjetër për të qenë mirënjohës mbi gjithçka të përmendur më sipër, dashurinë e një gruaje të mirë.
Kirk Douglas dhe bashkëshortja e tij Anne Buydens kanë qenë të martuar për 64 vjet. Ata kanë kaluar shumë gjëra së bashku dhe ende duken të pandashëm. Ata kishin dy djem, por fatkeqësisht një prej djemve të tyre vdiq në vitin 2004.
Të dy mund të shihen në karriget me rrota, por prapë duken të adhurueshëm krah për krah, duke u shtyrë nga kujdestarët e tyre e duke i shijuar ditër me diell në LA. Çifti ka qenë i përfshirë në aktivitete të shumta vullnetare dhe filantropike, duke udhëtuar në më shumë se 40 vende me shpenzimet e tyre, për të vepruar si ambasadorë të vullnetit të mirë për Agjencinë e Informacionit në SHBA, si dhe duke u folur audiencave se përse funksionon demokracia e çfarë do të thotë liria, arsye këto dhe të fitores së medaljes presidenciale për lirinë.
Pasi pati një atak në zemër në vitin 1996, Kirk vazhdoi të shkruante për përvojën e tij në librin “Ndëshkimi im i fatit” për të ndihmuar të tjerët. Ai ende shkruan edhe blogje herë pas here dhe besohet të jetë blogeri më i vjetër i famshëm në botë. Në një intervistë për një televizion britanik, një nga djemtë e Kirk, Michael Douglas tha se babai i tij kujdeset tejmasepër veten: “Ai ende ka një trajner. Ai punon me një trajner 101 vjeçar”.
“Më kujtohet kur babi ishte 90 vjeç dhe kishte një djalë, me të cilin punoi për më shumë se 30 vjet, Mike Abrams. Unë shkova për ta takuar babin një ditë, por ai nuk ndihej aq mirë. I thashë: “Babi, çfarë ke ? Ti nuk dukesh mirë” e ma ktheu: “Eh, Mike vdiq”. I thashë: “Ah, ba më vjen keq! Sa vjeç ishte Mike?”. ”94”, ma ktheu ai”.
“Kirk dhe Anne janë parë rrallë në publik dhe thuhet se ata po planifikojnë tashmë një festë për 102 vjetorin e Kirk në dhjetor. Është kaq e mrekullueshme të shohësh një çift të famshëm të qëndrojë në provë të kohës dhe të duket kaq i lumtur edhe pas gjithë këtyre viteve.
2 minutes read